Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të dielë javën e 16-të. Me fillim në 13:30 u zhvilluan dy takime. Në Laç, vendasit e Josës barazuan në fund 2-2 me Tiranën, ndërsa në "Arena Egnatia" Erzeni dhe Kukësi u ndanë në paqe 0-0. Në 17:00 në "Loro Boriçi" Vllaznia fitoi 3-1 ndaj Dinamos, teksa nesër janë në program dy sfidat përmbyllëse.
Në Laç, vendasit e Mirel Josës kanë shtatë ndeshje pa fitore, ama i kanë marrë një barazim 2-2 Tiranës në limitet e sfidës. Bardheblutë e Julian Ahmataj e nisën ndeshjen mirë, duke shënuar me Latifin pas vetëm tre minutave lojë, festë që do ndalej nga VAR për një pozicion jashtë loje.
Megjithatë kryeqytetasit shënuan dy gola me Florent Hasanin në minutën e 20-të dhe Abazaj në të 45 minutë, për ta mbyllur pjesën e parë në avantazhin e dy golave. Në fraksionin e dytë Laçi rihapi gjithçka në të 63 minutë me autogolin e Najdovskit, ndërsa Uilliam në fund (90') vendosi ekuilibrat, me ekipet që ndanë nga një pikë.
Në "Loro Boriçi" të Shkodrës, Vllaznia fitoi 3-1 kundër Dinamos. Për javën e 16-të në Superligë të parët që kaluan në epërsi ishin djemtë e Dritan Mehmetit me golin e Denisson pas vetëm pesë minutave lojë. Vendasit do reagonin dhe do përmbysnin sfidën në pjesën e parë. Çoba fillimisht vendosi ekuilibrat në minutën e 11-të dhe Gruda në të 31 i dërgoi të tijtë në epërsi. Pjesa e dytë u zhvillua me garë në të dyja portat, teksa Balaj në minutën e 55-të mbylli llogaritë e sfidës me golin e tretë për shkodranët. Vllaznia fiton për herë të dytë me Qatip Osmanin në stol dhe me këto tri pikë nga zona e ftohtë ngjitet në vendin e pestë me 20 pikë, një më shumë se Dinamo që ndjek nga pozita e gjashtë.
Renditja kryesohet nga Egnatia me 33 pikë, ndjekur nga Partizani me 30. Në fund Erzeni, Laçi dhe Teuta.
Superliga, java 16-të:
E dielë
13:30 Erzeni 0-0 Kukësi
13:30 Laçi 2-2 Tirana
17:00 Vllaznia 3-1 Dinamo
E hënë
17:00
Partizani - Skënderbeu
Teuta - Egnatia
Renditja:
Vllaznia fitoi 3-1 me përmbysje këtë të dielë kundër Dinamos për javën e 16-të në Superligë. Kjo ishte fitorja e dytë e shkodranëve me Qatip Osmanin në stol, teksa trajneri i kuqebluve tha pas ndeshjes se të tijtë nuk bënë një lojë të mirë, por duhet t'i gëzohen pikëve.
"Një fitore shumë e vlefshme për ne duke marrë parasysh situatën që kemi. Si lojë mendoj se nuk e nisëm mirë, por megjithatë u kthyem e shënuam golin e barazimit dhe atë të avantazhit dhe mendoj se pastaj ishte më e lehtë. Dua të theksoj se Vllaznia luajti mirë në fazën mbrojtëse. Kur duhej të luanim shpejt, krijuam disa raste me sulme të shpejta, ndaj jam i kënaqur edhe me lojën, edhe me përkushtimin e lojtarëve.
Renditja dhe loja? Mendoj se ende ka vend për përmirësim dhe sigurisht do të punojmë në atë drejtim. Mendoj se duhet të punojmë në lojën sulmuese që na krijon raste, na detyron të shënojmë sa më shumë gola. Në këtë drejtim duhet të punohet. Ne në ndeshjen e fundit ndaj Egnatias, por edhe me Partizanin, bëmë një ndeshje shumë të hapur, me tendenca sulmuese. Sot ndryshuam pak, ndoshta nuk ishte lojë e bukur dhe e mirë. Vendosëm që ekipi të vendosej në bllokun e mesëm. E përsëris që ndoshta nuk ishte lojë e bukur, por nga rezultati e mendon që ishte e arsyeshme.
Merkato në hyrje? Patjetër duhet të reagojmë në merkato, thjesht për të rritur konkurrencën në ekip. Ne jemi të përqendruar edhe në këto dy ndeshje që t’i kalojmë.
A ka lojtarë për t’u larguar? Po. Është ndoshta pak problemi i merkatos, se është periudha kur lojtarët cilësorë rrallëherë gjenden të lirë. Por megjithatë ne patjetër duhet të reagojmë”, tha Osmani për MCN pas ndeshjes.
Në "Loro Boriçi" të Shkodrës, Vllaznia fitoi 3-1 kundër Dinamos. Për javën e 16-të në Superligë të parët që kaluan në epërsi ishin djemtë e Dritan Mehmetit me golin e Denisson pas vetëm pesë minutave lojë. Vendasit do reagonin dhe do përmbysnin sfidën në pjesën e parë. Çoba fillimisht vendosi ekuilibrat në minutën e 11-të dhe Gruda në të 31 i dërgoi të tijtë në epërsi. Pjesa e dytë u zhvillua me garë në të dyja portat, teksa Balaj në minutën e 55-të mbylli llogaritë e sfidës me golin e tretë për shkodranët. Vllaznia fiton për herë të dytë me Qatip Osmanin në stol dhe me këto tri pikë nga zona e ftohtë ngjitet në vendin e pestë me 20 pikë, një më shumë se Dinamo që ndjek nga pozita e gjashtë.
Tirana barazoi 2-2 me Laçin në udhëtim për javën e 16-të të Superligës. Edhe pse kryesonin 0-2 në pjesën e parë, kurbinasit ia dolën të barazonin bardheblutë. Për këtë luhatje, trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj tha pas ndeshjes se ndikoi euforia e një pjesë të parë perfekte.
"Në pjesën e parë kishim një ndeshje perfekte, mund ta kishim trefishuar rezultatin. Euforia është shumë e rrezikshme, futbolli të ndëshkon. Skuadra duhet të ushtronte presion më lart në pjesën e dytë, por u tërhoqën për shkak të euforisë së pjesës së parë, të një ndeshje perfekte. I lamë shumë terren Laçit, nuk duhej lejuar. U ul shumë agresiviteti dhe lufta, duhej ta mbanim kundërshtarin larg portës tonë. Ne çdo ditë punojmë për të arritur në vendet e para, të shkoj sa më larg, nuk ka kaluar as gjysma e garës. Sic kemi ne luhatje, do të kenë edhe të tjerët" tha Ahmataj për MCN.