Barazimi 2-2 në Laç, Ahmataj: Tirana ishte perfekte në pjesën e parë

Barazimi 2-2 në Laç, Ahmataj: Tirana ishte perfekte në pjesën e parë

Julian Ahmataj, trajneri i Tiranës

1701637185_julianahmataj.jpg
Tirana barazoi 2-2 me Laçin në udhëtim për javën e 16-të të Superligës. Edhe pse kryesonin 0-2 në pjesën e parë, kurbinasit ia dolën të barazonin bardheblutë. Për këtë luhatje, trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj tha pas ndeshjes se ndikoi euforia e një pjesë të parë perfekte.

"Në pjesën e parë kishim një ndeshje perfekte, mund ta kishim trefishuar rezultatin. Euforia është shumë e rrezikshme, futbolli të ndëshkon. Skuadra duhet të ushtronte presion më lart në pjesën e dytë, por u tërhoqën për shkak të euforisë së pjesës së parë, të një ndeshje perfekte. I lamë shumë terren Laçit, nuk duhej lejuar. U ul shumë agresiviteti dhe lufta, duhej ta mbanim kundërshtarin larg portës tonë. Ne çdo ditë punojmë për të arritur në vendet e para, të shkoj sa më larg, nuk ka kaluar as gjysma e garës. Sic kemi ne luhatje, do të kenë edhe të tjerët" tha Ahmataj për MCN.


Lajmi kryesor:

Renditja/ Tirana e bën dramë, Laçi e barazon 2-2 në 'frymën e fundit'! Vllaznia fiton 3-1 kundër Dinamos, paqe në Erzeni - Kukësi


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje