POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Shkon në 3 numri i viktimave nga aksidenti në Kavajë, vdes ditën e lindjes i riu që drejtonte makinën me shpejtësi (Momenti tragjik i përplasjes)

Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kavajës, ndërsa një vajzë 21-vjeçe është e plagosur në spital jashtë rrezikut për jetën. Mbrëmë humbën jetën Lumturie Demrozi 46-vjeç, dhe pasagjeri i makinës që u aksidentua Gentjan Belba 23-vjeç, ndërsa në orët e para të ditës së sotme vdiq në spital shoferi i 'Benz'-it me targa AA 615 VO, Vilson Cara 24-vjeç, i cili sot festonte 24-vjetorin e lindjes.  Dy të rinjtë kishin marrë makinën me qira dhe po shkonin për të festuar ditën e lindjes së Carës, por aksidenti tragjik u preu jetën në mes. 

Rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme në dalje të qytetit të Kavajës 'Benz'-i i marrë me qira ku po udhëtonin dy të rinjtë sipas policisë për të shmangur tre persona, nënën dhe dy vajzat që po tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin, dhe si pasojë te shpejtesia dhe lagështirës mjeti është përplasur me tabelën e një karburanti. Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik, që është fiksuar nga kamerat e sigurisë së biznesit. Nga pamjet duket kur nëna me dy vajzat ishin në anë të rrugës dhe momenti që futen për të kaluar rrugën, teksa 'Benz'-i vjen me shpejtësi duke i marrë përpara ndërsa u përplas me karburantin. Vendi ku nëna me dy vajzat po kalonin rrugën kur u përplasën nuk kishte vija të bardha.


Makina e aksidentuar mbreme ne Kavaje

Përplasja ka qenë fatale për gruan që humbi jetën në vend nga goditja, ndërsa njëra nga vajzat Xhesika Demrozi 21-vjeçe ndodhet në spitalin rajonal të Durrësit, tjetra shpëtoi pa lëndime. Nga përplasja e makinës me tabelën e karburantit humbi jetën në vend edhe pasagjeri Gentjan Belba që po udhëtonte në 'Benz' me Vilson Carën, ndërsa ky i fundit mori plagë të rënda duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa shpejtësia dhe lagështira në rrugë sollën humbjen e kontrollit. Në vendin tonë thuajse cdo ditë regjistrohen aksidente me pasoja duke bërë që bilancet të jetë të frikshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:23
FOTO nga aksidenti i Kavajës, ja kush janë viktimat

Viktima Vilson Cara, drejtues i mjetit

1 / 9

Viktima Gentjan Belba, pasagjer

2 / 9

Makina e aksidentuar mbreme ne Kavaje

3 / 9

Makina e aksidentuar mbreme ne Kavaje

4 / 9

Vendi ku ndodhi aksidenti ne Kavaje

5 / 9

Makina e aksidentuar mbreme ne Kavaje

6 / 9

Vendi ku ndodhi aksidenti ne Kavaje

7 / 9

Vendi ku ndodhi aksidenti ne Kavaje

8 / 9

Vendi ku ndodhi aksidenti ne Kavaje

9 / 9

Në aksidentin e mbrëmjes së djeshme në Kavajë fillimisht ndërroi jetë Lumturie Demrozi 46-vjeç, e cila po ecte në trotuar me dy vajzat kur u përplas nga Benzi me drejtues Vilson Carën. Plagëve nuk i mbijetuan as pasagjeri i makinës Gentjan Belba 23 vjeç dhe drejtuesi Vilson Cara 24 vjeç i cili ndërroi jetë në spital.

Ora 08:52
Makina e bërë copë copë nga përplasja/ Pamje të tjera nga aksidenti në Kavajë

Report Tv sjell pamje të tjera nga vendi i ngjarjes pas aksidentit mbrëmë në Kavajë ku makina tip 'Benz' e drejtuar nga Vilson Cara përplasi për vdekje një grua, ndërsa vajza është e plagosur në spital. Nga përplasja e makinës me tabelën e karburantit humbën jetën edhe dy të rinjtë, shoferi dhe pasagjeri, që kishin dalë për të festuar ditëlindjen e 24-vjeçarit Vilson Cara.

Makina e aksidentuar mbreme ne Kavaje
Ora 08:27
Aksidenti me 3 viktima/ Momenti kur 'Benz'-i përplasi nënën dhe vajzën në Kavajë (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik mbrëmë në Kavajë, që është fiksuar nga kamerat e sigurisë së biznesit. Nga pamjet duket kur nëna me dy vajzat ishin në anë të rrugës dhe momenti që futen për të kaluar rrugën, teksa 'Benz'-i vjen me shpejtësi duke i marrë përpara ndërsa u përplas me karburantin. Vendi ku nëna me dy vajzat po kalonin rrugën kur u përplasën nuk kishte vija të bardha.

Në momentin që tre personat futen për të kaluar në anën tjetër të rrugës makina tip 'Benz' vjen me shpejtësi duke i marrë përpara. Nga aksidenti vdiq nëna, ndërsa u plagos njëra nga dy vajzat. Pasagjeri Gentjan Belba 23-vjeç humbi jetën në vend, ndërsa në orët e para të ditës së sotme vdiq në spital shoferi i 'Benz'-it me targa AA 615 VO, Vilson Cara 24-vjeç.

d.ba./m.v./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • edison: 17/05/2019 11:18

    per m endimin tim duhet che Siguria e mjetit qe eshte mare me qera ka qene ne gjendje te mire ska mundesi qe mos ndaloje disi mjeti

    Përgjigju
  • Niku koke llastiku: 16/05/2019 02:04

    Or ti Niku, ne qytet shpejtesia maximale eshte 50 km ne ore. Qe edhe qeni apo macja me dale duhet te ndalosh. Mjere kujt do i biesh ti, ishalla karburantit direct. Se me nxen mend as qe behet fjale. Se dime kush eshte kafshe, ata qe ngasin makinat apo njerzit e shkrete.

    Përgjigju
  • Naivi: 15/05/2019 23:25

    Ngushllimet me te sinqerta familjeve per te tre personat qe kane humbur jeten dhe nje keshille po aq te sinqerte per gazetarin qe permend se ne vendin ku nena me dy vajzat "nuk kishte vija te bardha" duke krijuar iluzionin e nje gabimi nga ana e kembesoreve kur ne kodin rrugor thuhet qarte se "shpejtesia ne zonat e banuara nuk duhet te kaloje 40km/ore" dhe po ne kodin rrugor thuhet perseri qarte se "Drejtuesi i mjetit duhet ta zvogëlojë shpejtësinë deri në ndalim në çdo rast kur këmbësorët që ndodhen në rrugë, vonojnë të largohen ose japin shenja hutimi". Turp per policine qe si shkak te aksidentit permend se perplasja ka ndodhur "per te shmangur tre persona" (gje e cila nuk do mund te provohet kurre pas nderrimit jete te drejtuesit te mjetit). Edhe njehere, ngushllimet me te sinqerta te gjitha familjeve.

    Përgjigju
  • shpejtesia: 15/05/2019 21:56

    Benzi jo vetem te ashtu por edhe te vret. Mos ecni shpejt se asgje nuk fitoni. Vetem rrezikoni

    Përgjigju
  • darvini: 15/05/2019 17:18

    perzgjedhja nayrale eshte gjalle dhe ne funksion te plote. mu mbush mendja pikerisht sot... ne kishe ... tek lexoja kete lajm. individe me kete zhvillim trunor dhe me kete zhvillim social, jane te destinuar vetem per nje gje: zhdukjen e tyre. te tjerat jane histori ... qe gjithashtu shoqerise shqiptare pak i ngelet per te mesuar.... prisni per skartimin e radhes, ligjet e natyres (qe i dime ne fund te fundit) nuk marin asnjehere pushim. deri atehere flasim perseri.

    Përgjigju
  • Vlora: 15/05/2019 11:56

    Epo te mendosh qe tjetrin e qelluan me kallash doli nga autostrada ra ne fushe dhe te jep dhe leksion pastaj ne Youtube se si shpetoi eshte paradoksi me i madh jetik. Ngushellime familjeve tragjedi e rende.

    Përgjigju
    • Fahrri Bajg S p i u n i: 15/05/2019 13:02

      mendjen e kanë tek kallashi, skafet, prostitucioni dhe gjith paudhësitë e tjera

  • Serjan: 15/05/2019 11:45

    Gjynah fatkeqsi e rende shume gjynah

    Përgjigju
  • skelari: 15/05/2019 11:15

    Eshte turp per gazetarin qe permend edhe "lageshtine" e rruges si shkak i aksidentit. Nese ne nje zone te banuar ecen me ate shpejtesi veten rastesia apo fati mund te shpetoje jeten shoferit apo kembesoreve fatkeq. Shoferi qe ecen ne ate menyre eshte thjesht nje vrases ( i vetes dhe i te tjereve) in ndergjegjshem.

    Përgjigju
    • Justice: 15/05/2019 14:25

      Dhe per me teper japin pamjet tragjike.Ngushllime familjareve

  • anonim: 15/05/2019 11:09

    makin me qira,,,e kemi tonen ja dim huqet dhe kemi kujdes jo me te tjetrit ????

    Përgjigju
  • USA: 15/05/2019 09:41

    PO ATA FEMIJET QE I KA PA NENE KY PLERA NE HAKE I FAT SHPIRTI QELBANIKU

    Përgjigju
  • Erik: 15/05/2019 09:34

    Pse mo djem pse, ku ju çon mushka me gjithe ate shpejtesi? Ngushellime familjeve te te gjithe viktimave, urim te shpejt per vajzen.

    Përgjigju
    • kembesori: 16/05/2019 08:23

      Nik mos fol si kastravec, ato grate e shkreta ishin ne rruge qyteti ku shpejtesia me kufi nuk i kalon 40 km/h, kurse dy cunat duhet te kene qene mbi 100, dhe ku, ne zone urbane, ku ka rruge te ngushta, bllokime anesore etj. Pse duhet ta kene fajin kembesoret qe po leviznin ne vendin e tyre? Jam shume dakord me ty sikur te dalin kembesore ne autostrade per te ndaluar mikrobusa, autobusa ose kur mundohen te kapercejne me kembe. Aty kembesoret nuk kane vend fare. Kurse ne kete rast pergjegjesine e kane djemte qe ishin mbi 100 km/h dhe nuk u lane asnje shans atyre te zezave gra.

    • skelari: 15/05/2019 11:24

      Ne fakt ishin kembesoret qe po i afroheshin makines me shpejtesi sketerre.

    • Niku: 15/05/2019 10:10

      Me vjen shume keq per viktimat , porkur sheh qe njerezit e kalojne rrugen si bagetia pa zot thua me vete kta e kerkojne vdekjen zor.