Aksident i rëndë në Kavajë, makina përplas nënën me dy vajzat në trotuar, vdes gruaja dhe pasagjeri, tre rëndë

Përgjaken sërish rrugët! Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme nga një aksident që është regjistruar në Kavajë. Viktimat janë një grua që po ecte në trotuar me dy vajzat dhe pasagjeri që po udhëtonte me makinën tip 'Benz' me targa AA615VO. Viktima janë Gentjan Belba 23  vjeç dhe  Lumturie Demrozi 48 vjeç. Ndërsa të plagosur rëndë janë dy vajzat dhe drejtuesi i makinës, raportojnë gazetarët e Report Tv Artur Korriku dhe Arsen Rusta.

Por si ndodhi aksidenti? Makina tip 'Benz' ku po udhëtonin dy të rinj humbi kontrollin si pasojë e lagështirës dhe shpejtësisë duke dalë nga rruga. Në tentativë për të manovruar makina goditi bazamentin metalik të reklamës së një pike karburanti duke marrë më pas përpara nënën me dy vajzat që po ecnin në trotuar.

Përplasja ka qenë fatale për gruan që humbi jetën në vend nga goditja, ndërsa dy vajzat ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Durrësit. Ndërkohë që viktima e dytë është i riu që ndodhej në vendin e parë në makinë bashkë me shoferin.

Personi që drejtonte 'Benz''in me targa AA615VO  mësohet se e kishte marrë me qira makinën. Aktualisht ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë.  Ngjarja ka shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët që ishin në vendin e ngjarjes, teksa makina mori përpara gruan me dy vajzat dhe fluturoi mbi hekura.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa shpejtësia dhe lagështira në rrugë sollën humbjen e kontrollit dhe daljen e makinës nga rruga. Në vendin tonë thuajse cdo ditë regjistrohen aksidente me pasoja duke bërë që bilancet të jetë të frikshme.

Makina e aksidentuar ne Kavaje

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtori i Rrugeve: 14/05/2019 23:22

    Po si ka mundesi qe ne keto nyje kyce te mos ekzistoje nje sinjalistike e tepruar per te garantuar jeten e njerezve te thjeshte. Nuk dua te gjykoj fare kush ka qene fajtor ne kete ngjarje tragjike. Eshte nje rast i perseritur ne ato rreth-rrotullime te pakuptimte ne pseudo-autostrade, qe kane nevoje per nderhyrje emergjente. Kur nje Shqiptar qe eshte i ndergjegjshem dhe i njohur me gjendjen e rrugeve ne Shqiperi , cmund te ndodhe me nje te huaj qe as nuk i pershkruar ndonjehere. E cfare mbetet , nje ngushellim i thelle per ate nene, qe ia ka ruajtur zoti femijet e saje, dhe asnje mase per te shpetuar jete te tjera njerezish te pafajshem kur tenderat 4M$ fantazemmm mbeten po prap rrugeve si keta drejtore .....Keqardhje!!!!

    Përgjigju
    • Rrapi: 16/05/2019 09:06

      Faji eshte i shoferave ...dhe jo e senjaleve ...pastaj ka rregulla qe te sapopatentuarit nuk u jepen makina me fuqi motorrike mbi 1200cc ..ppr ne shqiperi nuk ka rregulla dhe norma ...

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skenari/ Serie A dhe Bundesliga me 6 ekipe në Champions League

Skenari/ Serie A dhe Bundesliga me 6 ekipe në Champions League