Rëndohet bilanci nga cunami në Indonezi, shkon në 429 numri i të vdekurve nga vullkani 'Krakatau'
Bilanci i viktimave të cunamit që u shkaktua nga Anak Krakataugoditi të shtunën ishujt lindor indonezian është rritur duke shkuar në 429 numri i të vdekurve nga kjo fatkeqësi. Agjencia e parandalimit të fatkeqësive informoi se 16,000 njerëz janë zhvendosur nga zonat e rrezikut të lartë.
Pamje e pasojave të cunamit në Indonezi
Redaksia 25 Dhjetor 2018, 12:51 | Përditesimi: 25 Dhjetor 2018, 13:24
Numri i të vdekurve nga cunami që goditi papritur ishujt indonezian të shtunën mbrëma ka kaluar në 429 persona, dhe më shumë se 1,400 njerëz të plagosur.
Ndërkohë, zëdhënësi i Agjencisë për zbutjen e katastrofave,Sutopo Purëo Nugroho informoi të martën se 150 njerëz rezultojnë ende të zhdukur, pas cunamit të shkaktuar nga vullkani Anak Krakatau në Indonezi.
Agjencia e parandalimit të fatkeqësive bën të ditur se 16,000 njerëz janë zhvendosur nga zonat e rrezikut të lartë, raporton BBC.
Të shtunën, aktiviteti vullkanik shkaktoi lëkundje toke nën det dhe dallgë gjigante vdekjeprurëse të cilat u përplasën mbi qytetet bregdetare në ishujt e Sumatrës dhe Javës.
Sipas mediave e gjithë kjo tragjedi ndryshoi gjendjen shpirtërore për festimet tradicinale te Krishtlindjeve, në këtë vend të cilat në vend të të qeshurave dhe gëzimit festiv, të njerëzve duket se janë zëvendësuan nga lutjet për viktimat e fatkeqësisë.
Mijëra njerëz mbetën të pastrehë kur valet e detit shkatërruan shtëpitë në zonat bregdetare në zonën e Java perëndimore dhe Sumatra jugore.
Ndërkohë, mësohet se grupet e kërkim shpëtimit vazhdojnë punën për gjetjen e trupave të pajetë dhe shpëtimin e jetës së viktimave të tjerë që kanë arritur tí mbijetojnë katastrofës.