Prokurorët kanë kërkuar dënim me vdekje për ish-presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, nëse ai shpallet fajtor për tentativën e vendosjes së ligjit ushtarak. Në dhjetor, prokurori special i Koresë së Jugut kërkoi një dënim më të lehtë, me 10 vite burg për ish-presidentin Yoon Suk-Yeol.
Një gjykatë në Seul dëgjoi argumentet përmbyllëse në gjyq, ku ai akuzohet si një “udhëheqës i një kryengritjeje.” Akuza nis nga tentativa e Yoon kur në dhjetor 2024 u përpoq të shpallte gjendjen e luftës në Korenë e Jugut, një veprim që zgjati vetëm disa orë, por e futi vendin në një trazirë politike. Më pas ai u akuzua nga parlamenti dhe u arrestua për t’u përballur me ligjin.
Yoon i ka mohuar akuzat ndaj tij duke thënë se ligji ushtarak ishte gjest simbolik për të tërhequr vëmendjen e publikut ndaj gabimeve të partisë së opozitës.
Udhëheqja e një rebelimi është akuza më serioze ndaj Yoon dhe konsiston në dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm. Sipas ligjit, prokurorët mund t’i kërkojnë gjykatësit njërin nga dënimet. Koreja e Jugut nuk ka ekzekutuar askënd në thuajse 30 vjet. Prokurorët e çështjes thonë se pavarësisht se nuk u vra askush gjatë tentativës së Yoon, qëllimi i tij nuk ishte më pak i dhunshëm.
“Viktimat më të mëdha të kryengritjes në këtë çështje janë njerëzit e këtij vendi”, thanë ata para gjykatës. “Nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese që të merret në konsideratë për dënimin dhe duhet dhënë një ndëshkim i fortë.”
Prokurorët thirrën në podium komandantin ushtarak që dëshmoi se Yoon kishte urdhëruar arrestimin e ligjvënësve.
Gjyqi i Yoon është bashkuar me dy figura të rëndësishme të administratës, ish-ministrit të Mbrojtes, Kim Yong-hyun dhe ish-shefit të policisë, Cho Ji-ho. Organi i akuzës ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Kim dhe 20 vite burg për Cho. Ka edhe pesë të pandehur të tjerë.
Yoon ka thënë se si president, ka pushtetin për të shpallur gjendjen e luftës. Vendimi i gjykatës pritet të jepet të premten. Dënimet e kërkuara nga prokurorët nuk merren gjithnjë parasysh në Korenë e Jugut.
Komente




