Rritja e numrit të të infektuarve, gjobiten 1270 persona gjatë fundjavës për thyerjen e rregullave anti-COVID! (VIDEO)

Pavarësisht se shifrat e koronavirusit në Shqipëri, sipas Komitetit të Shëndetësisë janë të larta, qytetarët shqiptarë vijojnë të mos respektojnë masat kufizuese.

Policia njofton se gjatë fundjavës janë ndëshkuar 1270 qytetarë që thyen rregullat kufizuese.

Prej tyre, 1257 persona u kapën në rrugë pa maska dhe u gjobitën me 3000 lekë, shifër e cila u faturohet në faturën e energjisë elektrike.

Prej tyre, 15 persona nuk ishin të pajisur me mjete identifikimi. Ata u shoqëruan në komisariat ku pas identifikimit u ndëshkuan me 3000 lekë.

Gjithashtu u gjobitën dhe pronarët e 5 lokaleve që ushtronin aktivitet në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Ata u ndëshkuan me 1.000.000 lekë.

Gjatë kontrolleve në fundjavë janë konstatuar 8 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.   

Ndërkohë Komiteti Teknik i Ekspertëve për COVID-19 tha gjatë konferencës së sotme se incidenca javore e infektimeve me COVID në vend ka kaluar tavanin e vendosur, prej 200 rastesh duke shkuar në 209 dhe se tre ditën e fundit të janarit numri i të infektuarve por edhe viktimave ishte i lartë dhe kjo vjen si pasojë e mosrespektimit të rregullave si gjatë festave të fundviti dhe në vijimësi, ku qytetarët vijojnë të mos mbajnë maskën në rrugë.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën