VLORE- Një vrasje e ndodhur më 22 mars në Vlorë është zbardhur sot nga drejtoria e policisë e këtij qyteti, e cila ka arrestuar dhe të dyshuarit si autorë të saj.
Ervis Matodoshaj 30 vjeç, Nadir Ferko, 35 vjeç dhe Altin Sejdiraj 33 vjeç janë tre vlonjatë e arrestuar për vrasjen e Erigert Zejnos. Ndaj 3 personave ishte firmosur urdhër ndalim dhe në operacionin e arrestimit të tyre morën pjesë dhe reparti RENEA, forcat speciale FNSH Tiranë “Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen si autorë të vrasjes së shtetasit Erigert Zejno, ndodhur në datë 22.03.2013 në Lagjen “11 Janari”, Vlorë.
Nga hetimet e kryera rezulton se objekt i sulmit ka qënë një person tjetër i cili ndodhej me viktimën dhe motivi i ngjarjes janë hasmëritë e vjetra.”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë. Ndalimi i këtyre shtetasve u krye për veprën penale “Vrasje në rrethana te cilësuara” e kryer ne bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”, parashikuar nga neni 79/dh, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Gjithashtu Ervis Matodashaj ka qënë i shpallur në kërkim edhe për Mbajtje pa leje të armëve luftarake pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlore me vendim nr. 172 date 09.05.2013 ka caktuar masën e sigurisë Arrest ne Burg ne mungesë për këtë shtetas.
Në vijim të operacionit është bërë edhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit” për Besart Nasi Zharra, vjec 27, banues në qytetin e Vlorës.
Arrestimi i këtij shtetasi është kryer pasi ndihmonte personin ne kërkim Ervis Matodashaj për t’iu fshehur policisë. Departamenti Kundër Krimit te Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë se Shtetit, Drejtoria e Policisë Qarkut Vlore, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë janë duke kryer hetime intensive në lidhje me të ndaluarit e mësipërm.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com