Një javë nga atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani forcat speciale RENEA zbarkuan në Elbasan në një operacion të gjerë ku deri më tani janë shoqëruar dy të dyshuar se kanë dijeni për ekzekutimin e 39-vjeçarit.

Report TV mëson se dy të shoqëruarit janë vëllezër, 35-vjeçari Selim Manehasa dhe Ymer Manehasa pasi mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa dyshohet se dhe mund të kenë bashkëpunuar. Selimi është pronar i një pike makinash të përdorura në Peqin që mendohet se ka siguruar një prej automjeteve që u përdor në atentat.

Nga pamjet që REPORT TV sjell, shihet prezenca e lartë e forcave policore. Njohur ndryshe si 'Rramani', 39-vjeçari me precedent penal për trafik droge, dyshohet se është ekzekutuar pikërisht për prishje të pazareve të drogës mes grupeve kriminale. I shoqëruari Ymer Manehasa është nga fshati Bardhas i njësisë administrative Gjoçaj në zonën e Peqinit. Ai së bashku me vëllain e tij Selim Manehasa është shoqëruar nga policia si person që ka lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit. Deri në këtë fazë të hetimit ndaj dy vëllezërve nuk është marrë asnjë masë ndalimi, por vetëm shoqërimi i tyre.

Njëri prej vëllezërve, pikërisht Ymer Manehasa në janar të vitit 2008 është bërë njëherë objekt i një atentati me armë në fshatin Bardhas, ku ndaj tij është qëlluar plot 5 herë por pa pësuar lëndime. Gjithashtu Manehasa është shoqëruar edhe më parë në polici si i dyshuar për një vrasje në zonën e Peqinit, por akuzat nuk janë faktuar asnjëherë dhe për pasojë ai është lënë i lirë.

Operacioni ku u sekuestruan edhe armë u ndoq nga afër edhe nga drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu. Në drejtorinë e policisë Elbasan ka mbërritur Ardi Veliu, Aida Hajna drejtori i krimeve të rënda, Arben Dashi.

1595861340_1595259951EmiljanoRamazani.jpg

Emiliano Ramazani

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:08
I shoqëruari për vrasjen e 'Rramanit' objekt atentati në 2008-ën, i qëlluan 5 herë me armë por s'u lëndua

I shoqëruari Ymer Manehasa është nga fshati Bardhas i njësisë administrative Gjoçaj në zonën e Peqinit. Ai së bashku me vëllain e tij Selim Manehasa është shoqëruar nga policia si person që ka lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit. Deri në këtë fazë të hetimit ndaj dy vëllezërve nuk është marrë asnjë masë ndalimi, por vetëm shoqërimi i tyre. Ymer Manehasa në janar të vitit 2008 është bërë njëherë objekt i një atentati me armë në fshatin Bardhas. Ndaj tij është qëlluar plot 5 herë por pa pësuar lëndime. Manehasa është shoqëruar edhe më parë në polici si i dyshuar për një vrasje në zonën e Peqinit, por akuzat nuk janë faktuar asnjëherë dhe për pasojë ai është lënë I lirë.

Ora 19:26
Atentati ndaj Emiljano Ramazanit, zbulohet emri i të shoqëruarit të dytë

Report Tv ka mësuar emrin e dytë të dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin mafioz ndaj Emiljano Ramazanit. Gazetari Merin Maçi zbulon se i shoqëruarit të dytë nga RENEA është vëllai i Selimit që i ka siguruar makinë autorëve,  Ymer Manehasa.

Selimi dhe Ymeri  dyshohet se janë të përfshirë në atentatin mafioz ndaj Emiljano Ramazanit, ku pista kryesore e ekzekutimit mbetet prishja e pazareve të drogës.

Ora 18:44
Detaje të reja/ Report Tv mëson emrin e pronarit të pikës së makinave të përdorura i arrestuar për vrasjen e 'Rramanit'

Selim Manehasa është pronari i pikës së makinave të përdorura , i cili u shoqërua si person i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit. ReportTv mëson emrin e 35-vjeçarit, i cili e zhvillon aktivitetin e biznesit në Peqin dhe mendohet se ka siguruar një prej automjeteve që u përdor në atentat.

Ora 18:42
Mbërrijnë në drejtorinë e Elbasanit Ardi Veliu dhe n/drejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajna

Nën drejtoresha e përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajna mbërrin në drejtorinë e Elbasanit. Kjo është vizita e parë e saj pasi u vendos në krye të BKH-së. Ajo ka mbërritur me një "Land Rover Discovery" të bardhë, ndërsa ka marrë përshëndetjen e oficerëve të policisë. Kurse Veliu mbërriti me një makinë tip "Range Rover" të zezë, i shoqëruar me një makinë policie.