RENEA, dyshime se i burgosuri
Dajti planifikon të arratiset

RENEA, dyshime se i burgosuri<br />Dajti planifikon të arratiset
TIRANE - Një grup i forcave speciale RENEA është dislokuar në ambientet e burgut 313 në Tiranë. Sipas burimeve kjo është bërë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Hysni Burgaj.

Burime jozyrtare të policisë thonë se urdhri për shtimin e forcave të sigurisë është dhënë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative të një plani për arratisjen nga burgu të Dritan Dajtit.

Ende nuk jepet informacion i detajuar për planin e arratisjes së tij, që është zbuluar nga informacionet e SHKB-së. Por, ndërsa burgu 313 është në rrethim, Dritan Dajti ka mohuar të jetë protagonist i një plani arratisjeje në një prej burgjeve me sigurinë më të lartë në vend. I kontaktuar nga TemA, i akuzuari për vrasjen e policave thotë se as nuk ka mundësi dhe as nuk ka plan të arratiset nga burgu. Dajti ka deklaruar se lajmet për plane arratisjeje janë inskenime të njerëzve të caktuar në Policinë e Shtetit. Sipas tij, prej një muaji qarkullojnë thashetheme të tilla. Në burgun 313, i cili konsiderohet edhe burg i sigurisë së lartë, vuajnë dënimin Dritan Dajti, Ilir Xhakja etj.

Shkrimi u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.03.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë