Elbasan/ Përgjimet për vrasjet zbulojnë korrupsionin në AMA, arrestohen Çapja dhe 2 gazetarë në Tiranë /EMRAT

TIRANE - Pas disa viteve hetime dhe përgjime zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore tre ngjarje kriminale të ndodhura vite më parë në Elbasan ku implikohet fisi Çapja për hakmarrjet me familjen Mema dhe gjithashtu zbulohet dhe goditet edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve dy gazetarë duke sjellë arrestimin e tyre.

Forca të shumta të RENEA-s dhe FNSH-së në dy ditë kryen kontrolle të shumta në Elbasan, në operacionin e koduar “Krasta” që u finalizua me arrestimin e Florenc Çapjajt, një emër i ky i njohur në botën e krimit, dhe 9 personave të tjerë. Çapja u prangos për akuzën e tentativës së vrasjes të ndodhur 13 vite më parë në qytetin e Elbasanit të ish-policit Fadil Mema.

Hetimet e nisura vite më parë kanë vënë në përgjim një numër të madh personash, mes të cilëve edhe pjesëtarë të tjerë të fisit Çapja duke zbuluar kështu një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura ndër vite, pa autorë. (Tre ngjarjet e vjetra kriminale që u zbuluan nga hetimet)

Por, mbajtja nën përgjim e fisit Çapja nxori në pah edhe një aferë korruptive nga anëtarë të Autoritetit të Mediave Audio-vizive, mes të cilëve edhe dy gazetarë të njohur. Përgjimet nxorën se në mënyrë të jashtëligjshme, ata kanë ndikuar në dhënien e licencës së transmetimit kabllor të fisit Çapja si dhe në disa persona të tjerë në Tropojë.

Ata u arrestuan me masë arresti nga Gjykata për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Gjatë këtij operacioni policia ushtroi kontroll në mbi 50 banesa dhe objekte të tjera, ku u sekuestruan armë, drogë e një sërë provash të tjera, ku u zbulua edhe një 40-vjeçar i akuzuar për “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, lëndëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Mbajtja pa të drejte e uniformës”. Ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Report Tv zbardh emrat e personave të arrestuar dhe të shpallur në kërkim.

Të arrestuarit për korrupsionin në AMA
1.    Bledar Karaj,  39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan - Përfaqësues i TV kabllor "Brado" në Bradashesh
2.    Adem Boriçi, 61  vjeç,  lindur e banues në Elbasan - pronari i i televizionit privat kabllor "Brado" me frekuencë në Bradashesh/ Licencën e ka marrë në vitin 2011.
3.    Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë - Ish-Këshilltar në AMA
4.    Suela Musta 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë - Anëtare e Autoritetit të Medias Audivizive
5.    Izmir Hajdari51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë - Gazetar dhe ish-inspektor i AMA
6.    Artan Drazhi,  34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
7.    Shkëlqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim
8.    Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë - Pronar i  TV kabllor “Tata Junior”

Të arrestuar për ngjarjet kriminale

Florenc Çapja, 38 vjeç i akuzuar për “Vrasje me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Endri Çopja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i cili ndodhet në qeli për një tjetër vepër penale në burgun e Elbasanit

H.Gj (S), 40 vjeç, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, lëndëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Mbajtja pa të drejte e uniformës”

Marjus Lulaj (alias Suel Çela), 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan - i shpallur në kërkim

Q.H, 25 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve” - i shpallur në kërkim

Ervis Bardhi 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan -  i shpallur në kërkim

Etien Çani. 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan -  i shpallur në kërkim

Provat materiale të sekuestruara
Revolver “Nagant” me mulli , me gjashtë fishekë, kalibër 9 mm.
Pistoletë gjysëm automatike e markës “Zoraki”, me gjashtë fishekë, kalibri 7.65 mm
Nje krëhër pistolete TT, me katër fishekë, model 54.
26 copë fishekë, model 54.
4 jelekë antiplumb
Një shkop metalik nga ata me hapje me stampo police USING
Një portofol lëkure me stampe policia e shtetit.
7 palë targa automjtesh, shqiptare dhe të huaja.
4 radio marrëse dhe dhënëse
Një peshore elektronike

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:49
VIDEO Operacioni 'Krasta' i zhvilluar në Elbasan

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e aksionit të kapjes të të përfshirëve në tre ngjarje kriminale të vjetra kriminale në qytetin e Elbasanit, ku në pranga ra edhe Florenc Çapja
Aksionet janë zhvilluar në ambjente banese ku shihet teksa forcat e policisë ndërhyjnë edhe me qenë anti-drogë, ndërkohë që në total në pranga ranë 10 persona. Nga përgjimet për grupin Çapja u zbulua edhe një aferë korrupsioni në AMA, ku janë dhënë në kundërshtim me ligjin licenca për televizone kabllorë
 

Ora 15:44
Zbardhen vrasjet e vjetra në Elbasan, arrestohet Florenc Çapja

Policia ka dhënë detaje për operacionin në Elbasan dhe në Tiranë ku janë arrestuar disa persona, ndërsa janë zbardhur tre ngjarje kriminale.
Deklarata e plotë e Policisë
Finalizohet operacioni policor  “KRASTA”  Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore tre ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Goditete edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat  Sekuestrohen një sërë sendesh të kundraligjshme

Më datë 14.06.2019, në kuadër të operacionit "FORCA E LIGJIT",  nga Njësia Hetimore pranë Task Forcë Speciale Qëndrore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, pas një hetimi një vjecar, në bashkëpunim më Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, forcat speciale RENEA, FNSH, sot në orët e para të mëngjesit kanë zhvilluar operaciopnin policor të koduar “KRASTA”,  për të bërë të mundur ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan të masave të sigurimit personal “Arrest me Burg” dhe kontrollin e banesave e ambienteve për llogari të hetimeve të procedimeve penale të rifilluara si më poshtë vijon  : 

1.    Proçedimit Penal nr 40 të vitit 2006, i rregjistruar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim mbetur tentativë”, “Mbajtjes pa leje armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 78-22, 278/2 të Kodit Penal, që bën fjalë për tentativën e vrasjes së shtetasit F.M, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2006  në Elbasan.
 
2.    Procedimit penal nr 1121/2012, i rregjistruar  për veprat penale të “Vrasjes në rrethena cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278/2 të Kodit Penal, që bën fjalë për vrasjen e shtetasit G.B (alias A.M) dhe të babait të tij shtetasit N.B, ngjarje e ndodhur më datë 15.08.2012,  në lagjen “Çlirimi” Elbasan. 

3.    Proçedimi Penal nr 627-2013, i rregjistruar për veprat penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Plagosjes më dashje”, “Mbajtje pa leje te armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 88, 110/2, 278/2 të Kodit Penal, ngjarje e ndodhur në datë 19.04.2013 në qytetin e Elbasanit.

Si rezultat i hetimeve intensive për këto ngjarje të kryera nga kjo njësi në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, është bërë e mundur që të tre këto ngjarje të zbulohen dhe të dokumentohen me prova ligjore, dhe konkretisht :

Për Proçedimin Penal nr. 40 viti 2006 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se, autor i kësaj ngjarje është shtetasi :

1.    F.Ç, 38 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan lagjia “Emin Matraxhiu”. Për këtë shtetas u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 477   datë 11.06.2019,  per të cilin ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. 

Për Proçedimin Penal nr.  627 viti 2013 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se,  autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit :

1.    M.L (alias S.Ç), 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia 5 Maji”, aktualisht person i shpallur në kërkim për një tjetër vepër penale.

2.    E.Ç, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale dhe vendimi ndaj këtij shtetasi u ekzekutua në ambientet e IEVP Elbasan.

Për Proçedimin Penal nr. 1121 viti 2012 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit:

2.  E.B, 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan, “Lagjia Shënkoll”, i cili është shpallur në kërkim.

3.  E.C, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia Çlirimi” i cili është shpallur në kërkim.

Në kuadër të hetimeve të kryera mbi Proçedimin Penal nr 627 viti 2017, është bërë e mundur të dokumentohet aktiviteti jashtëligjshëm në lidhje me disa veprime korruptive, të kryera nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat. 

Si rezultat i hetimeve u arrit që përmes provave ligjore të dokumentohej aktivitetit korrruptiv i shtetasve të mëposhtëm, si dhe u ekzekutuan  vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest me Burg” për veprat penale : 

“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, 

“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe 

“Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”  
parashikuar nga nenet 244, 245/1,2, dhe 149/a, 

1.    B.K,  39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, 

2.    A.B, 61  vjeç,  lindur e banues në Elbasan. 

3.    A.N, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë. 

4.    S.M, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. 

5.    I.H,  51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

6.    A.D,  34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, 

7.    Sh.S, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim

8.    E.T, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë, 

Në vijimi të ekzekutimeve të vendimeve për kontrollet e banesave dhe ambienteve, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë:

Revolver “Nagant” me mulli , me gjashtë fishekë, kalibër 9 mm.

Pistoletë gjysëm automatike e markës “Zoraki”, me gjashtë fishekë, kalibri 7.65 mm

Nje krëhër pistolete TT, me katër fishekë, model 54.

26 copë fishekë, model 54.

4 jelekë antiplumb

Një shkop metalik nga ata me hapje me stampo police USING

Një portofol lëkure me stampe policia e shtetit.

7 palë targa automjtesh, shqiptare dhe të huaja.

4 radio marrëse dhe dhënëse

Një peshore elektronike

735 gr lëndë narkotike e dyshuar mariuanë, e paketuar në atë formë e përgatitur për tu tregtuar.

 telefona celular ( smartfona dhe të thjeshtë), dhe një prej tyre satelitor.

Gjithashtu nga kontrollet e banesave si rezultat i sendeve të paligjshme  të gjetura në banesa është bërë dhe arrestrimi në flagrancë i shtetasve:

H.Gj (S), 40 vjeç, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, lëndëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Mbajtja pa të drejte e uniformës”, vepra të parashikuara nga nenet, 278, 279 dhe 247 të Kodit Penal.

Si dhe ështe shpallur në kërkim shtetasi Q.H, 25 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve” vepër e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Në përfundim ju bëjmë me dije se vijojnë hetimet intensive në lidhje me një numër ngjarjesh të vjetra të ndodhura në Qarkun e Elbasanit dhe Tiranës, duke bashkëpunuar me autoritet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Ora 14:12
I dhanë licencë kabllore Çapjave, zbulohen emrat e gazetarëve të arrestuar


Report Tv mëson se një nga gazetarët e arrestuar është Suela Musta, aktualisht anëtare e AMA-s (Autoriteti i Medieve Audiovizive). Sipas akuza Suela Musta ka ndikuar në dhënien e licencës kabllore fisit Çapja në Elbasan.

Ora 13:43
Arrestohet për vrasje dhe pengmarrje Florenc Çapja


Report Tv mëson se mes personave të arrestuar në Elbasan nga operacioni i zhvilluar nga RENEA dhe FNSH është edhe Florenc Çapja. Ai akuzohet për vrasje dhe pengmarrje. Arrestimi është bërë me vendim gjykate. Sipas burimeve janë 9 të arrestuar, por numri pritet që të rritet. 

Ora 13:19
Operacioni i RENEA-s në Elbasan, arrestohen dy gazetarë


Report Tv mëson se në kuadër të operacionit që është zhvilluar në Elbasan janë arrestuar edhe dy gazetarë. Arrestimet e dy punonjësve të medias janë bërë në Tiranë. Dy gazetarët e arrestuar punonin në administratë në Tiranë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tofiku: 16/06/2019 19:42

    Te merret si i pandehur edhe krywtari i AMA-s qe ka mbajtur ne detyre gazetare hajdute.

    Përgjigju
  • peoples: 16/06/2019 14:37

    Edhe nga Tropoja? Ky Tahiri ishte Tropojan?Te gjithe keta Tropojanet e qelben Shqiperine..kriminele te lindur

    Përgjigju
    • Tropojani: 16/06/2019 17:48

      Ti paskan qi motrat e tana grat e fisit tropojant

  • Justice: 15/06/2019 17:57

    Po cfjale te mire do ti,kta vazhdojne biznesin akoma.Fjala e mire thuhet kur shkerrmoqen dhe me prova te pakundershtueshme.Perse operacionet kryhen nga RENEA.Sepse pjesa tjeter e policise eshte ose e korruptuar ose e pafuqishme.

    Përgjigju
  • shkodrani: 15/06/2019 00:17

    cuditerisht nga te gjith komentuesit asnje fjale te mire per Policine e shtetit...

    Përgjigju
  • Pavllo Loqja: 14/06/2019 23:37

    Mesa duket edhe dekoderat DVB-T2 jane pjese e ndonje grupi tjeter qe jane lidhur me firmat prodhuese te televizoreve dhe dekoderave. Sistemi analog eshte ne te gjithe boten keta duan ta heqin Ketu duhet qe te nise nje hetim i holle per te gjetur edhe te tjere

    Përgjigju
  • Bobi: 14/06/2019 16:17

    U pastrua qyteti edhe nga nje bajge.Tani rradhen e ka pala tjeter qe vazhdon e vret diten per diell

    Përgjigju
    • Justice: 14/06/2019 19:16

      Nuk mbarojne keshtu nje nga nje...duhet rrjete e madhe

  • Loran shehu: 14/06/2019 15:07

    Kta godasin vec ata qe nuk i servilosen pushtetit

    Përgjigju
    • Qesh mir kush qesh i fundit: 14/06/2019 16:25

      Servilat han buk sot po mos u merzit prapa qafe e kan dhe ato

    • Qytetari digjital: 14/06/2019 15:54

      Avdylajt dhe Bajrat qe sipas opozites "ishin" me qeverine jane ne burg, tani qe u arrestuan keta qe realisht ishin me opoziten, perseri pretendon se arrestohen kush nuk i serviloset pushtetit?! Zgjohu Loni dhe thuaj bravo policise dhe prokurorise per kete superaksion dhe dokumentimin e krimeve te bere nga kjo bande qe sillej verdalle me Lulin per zgjedhjet.

  • Gumenice: 14/06/2019 13:29

    Artiktetura e Enver Hoxhes pra.

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/06/2019 09:56

    Pamja e nderteses ne foto qe as në Sri Lanka apo Uganda nuk gjen. Ibret i gjallë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë