TIRANE - Tre ditë më parë, Ambasada ka kërkuar ndihmën e Policisë shqiptare për të përforcuar sigurinë rreth objektit diplomatik. Sipas policisë prej tre ditësh ka ndërmarrë një plan të detajuar masash, me shërbime të përforcuara 24 orë pa ndërprerje pranë Ambasadës dhe rezidencave amerikane. Forcat speciale RENEA, në ndonjë rast edhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, janë pozicionuar në Rrugën e Elbasanit dhe së bashku me policinë e Komisariatit Nr. 1 janë duke mbajtur në vëzhgim çdo element apo lëvizje të dyshimtë në zonë. Keto për shkak të kërcënimeve për sulme terroriste, të zbuluara nga shërbimet sekrete amerikane.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.06.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)