RENEA 'rrethon' Elbasanin dhe Peqinin, në kërkim të 'bosëve të krimit' që 'i mori në qafë' Dumani, 10 të shoqëruar! Në pranga 'Kel Çami', i pranishëm në konfliktin që u vra Pjerin Xhuvani

Forcat RENEA kanë zbarkuar në Elbasan dhe Peqin për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga megaoperacioni i DOSJES "Plumbi i Artë". Report Tv mëson se deri më tani janë shoqëruar 10 persona, ndër të cilët edhe Kelmend Xhaferri i quajtur ndryshme si 'Kel Çami', një person i njohur në Elbasan, i përfshirë dhe në ngjarjen e rëndë të ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve të vitit 2021 në Elbasan, kur u vra Pjerin Xhuvani. Gjatë një konflikti ka humbur jetën Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur katër persona. Ndërkohë që Kelmend Xhaferri ka qenë i përfshirë në konflikt dhe u shpall atëherë në kërkim.  Ndërhyrja e RENEA ne Elbasan është kryer me shpresën e kapjes se Talo Çeles, Suel Çeles, Kamer Mehjes dhe Gentian Sharrës. Por ende nuk ka një informacion për personat e shoqëruar. 

Kujtojmë se DOSJA e sigruar nga Report Tv dhe Shqiptarja.com 'Plumbi i Artë' është zbërthyer nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe dhe Henrik Hoxhajt nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. 

Sipas SPAK, dëshmia e Dumanit përputhet me provat e administruara në këto ngjarje kriminale, kryesisht ekzekutime mafioze të porositura nga persona me precedentë të theksuar kriminalë, apo grabitje. Për këtë arsye, shumë dosje do të rihapen për tu shtuar prova të reja. Ndër akuzat më të rënda që Dumani zbuloi për herë të parë para drejtësisë, ishte ekzekutimi i Ervis Dedej nga Talo Çela, që më tej i preu futin nënës së tij Fatmira, kur nisi të kërkonte drejtësi për të birin.

Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit dhe janë goditur 8 grupe kriminale pasi Dumani dhe Hoxha bashkëpunuar me drejtësinë për të zbardhur krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj.  Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonimet, Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
RENEA rrethon Elbasanin, a do të vihen këtë herë në pranga Talo Çela dhe Suel Çela?! 14 ‘bosët  e krimit’ në kërkim

1654794651_12006301337cb5c1e5686bec9ac81b0331e300e.jpg

Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha nga qelia, kanë zbërthyer javët e fundit ngjarjet të rënda kriminale nga grupet e organizuara të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin. Por nga operacionin ‘Plumbi i Artë’ mbeten 14 të pa arrestuar, kryesisht emra të rëndësishëm të krimit në disa qytete të ndryshme të vendit. Teksa RENEA është në Elbasan nuk dihet nëse kësaj radhe do t’i shpëtojë prangave Talo Çela, Suel Çela apo emra të tjerë të njohur të krimit në vend.

14 personat në kërkim nga operacioni ‘Golden Bullet’

Ervis Martinaj

Florenc Çapja

Talo Çela

Eljo (Ervis) Bitri

Festim Qoli

Alban Bengasi

Elvin Merlika

Alket Xhixha

Marjus (Suel) Lulaj (Çela)

Agron (Kamber) Mehja

Aleks Çela alias (Tom Qorri)

Agim Gjini

Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)

Abedin Mama (Dine Çami)

G.MO/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Elbasan, i dehur tentoi të vriste një 26-vjeçar me thikë, arrestohet autori! Në pranga dhe mjeku roje i spitalit, tentoi ta fshihte (VIDEO)

Elbasan, i dehur tentoi të vriste një 26-vjeçar me thikë, arrestohet autori! Në pranga dhe mjeku roje i spitalit, tentoi ta fshihte (VIDEO)