Rënia e euros, deputetja e PD: Jo nga rritja ekonomike, por nga pastrimi i parave të drogës

Rënia e euros, deputetja e PD: Jo nga rritja ekonomike, por nga pastrimi i parave të drogës

Deputetja e PD, Jorida Tabaku

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pas rënies së monedhës euro dhe kërkesës së eksportuesve për të analizuar shkaqet, pasi rrezikojnë. Sipas deputetes së PD, niveli më i ulët historik i euros nuk vjen si pasojë e ekonomisë në rritje por si pasojë e parave të pista që vijnë nga trafiku i drogës.

Euro dhe droga!

Për muaj me radhë monedha euro është zhvlerësuar duke vendosur në pozita të vështira bizneset që bëjnë tregti dhe importojnë produkte për t’i shitur në tregun vendas. Qeveria pretendon se zhvlerësimi, pra rënia, e euros në vend vjen si pasojë e përmisimit të zhvillimeve ekonomike në vend, megjithëse të dhënat reflektojnë se përmisimet ekonomike nuk janë aq të mëdha sa të zhvlerësojnë euron në të tilla përmasa.

Niveli më i ulët historik i euros nuk vjen si pasojë e ekonomisë në rritje por si pasojë e parave të pista që vijne nga trafiku i drogës. Janë këto para që i bëjnë dëm biznesit të ndershëm, zhvlerësojnë euron në mënyrë fiktive dhe njëkohësisht rreshtojnë Shqipërinë mes vendeve me njollë në raportet e DASH dhe Europol.

I gjithë cikli kryhet me bekimin e qeverisë duke qenë se ajo është e angazhuar personalisht në këtë biznes të pisët jo vetëm duke mbyllur sytë për trafikun e drogës por edhe duke angazhuar emërime qeveritare në shërbim të tij.

Nuk është rastësi që dy ministrat e brendshëm të qeverisë janë zbuluar si të lidhur me familjarë me trafikun e drogës. Nuk është rastësi që qeveria ka vendosur nën tutelë Prokurorinë e Përgjithshme për të mbyllur dosjet më të nxehta të ministrave të saj të lidhur me drogën apo edhe drejtorët e policisë që ende “nuk gjenden”.

Sot ndertimi dhe turizmi jane fatkeqësisht sektori ku paratë e droges po investohen. Bankat kanë ulur kreditimin ndonëse ndërtime po shtohen dhe janë paratë e drogës që pastrohen përmes betonimit të qyteteve që po zhvlerësojnë dhe euron. Janë pikërisht keto ndërtime që përfitojnë nga taksat që qeveria ul dhe nga lejet që ajo jep.

Dosja Xhafa eshte maja e ajsbergut që zbulon lidhet e ngushta që lidhen me qeverinë nga droga, krimi i organizuar e duke përfunduar në krimin financiar.

Një qeveri e tërë vendosur nën urdhërat e të inkriminuarve. Një popull i tërë i burgosur nga diktatura e narkoshtetit. Kështu Europa është fatkeqësisht larg!

Jorida Tabaku

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 12/05/2018 17:48

    Zonja Tabaku , ju nuk analuzoni uljen e euros se cilet jane faktoret ekonomik , por flisni politikisht . Veprimi juaj eshte abuzues, se po te kesh fakte per hyrjen e parase se krimit ne sektorin e ndertimit , duhet te besh padi ne prokurori . Une mendoj se ulja e euros ka si shkak mungesen e lekut ne treg si rezultat i politikes monetare te BSH qe duke ulur interesat e depozitave do te shtonte investimet . Ky ishte gabim i madh se coi ne heqjen e parase nga bankat dhe rriti tregun informal te dhenies se parase me interesa me te larta se ajo e depozitimeve , plus dhe hyrja e valutes nepermjet rritjes se turizmit , nuk perjashtohet hyrja e parave te krimit po duhet vertetuar . Kursi i kembimit eshte kerkese offerte .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë