Ministri Petrit Malaj ka hedhur poshtë akuzat e opozitës, se niveli i euros ka rënë për shkak të hyrjes në vend të parave të siguruara nga aktiviteti kriminal.

Teksa tregoi disa parametra që sipas tij pasqyrojnë qartë rritjen ekonomike në Shqipëri, Malaj tha se s’kemi të bëjmë me para kriminale, por me para që kalojnë përmes sistemit bankar dhe që janë të mirë-monitoruara.

“Shqipëria si një vend kandidat për në BE, ndodhet në një fazë të rëndësishme të forcimit të shtetit ligjor. Remitancat për vitin 2025 sipas të dhënave të Eurostat u llogaritën në mbi 2 miliardë euro. Të ardhurat nga turizmi në 2025 kapën shifrën prej 5.7 miliardë eurosh, me një rritje prej 14.5 % krahasuar me vitin 2024. Investimet e huaja direkte u rritën në nivelin më të lartë historik për 9 mujorin e parë të vitit 2025, në vlerën 1.6 miliardë euro. Kreditimi në valutë, pra në euro, në 2025 u shtua me 1.8 miliardë euro. Investimet e shtetasve të huaj për blerjen e pasurive të paluajtshme u llogaritën në masën 560 milionë euro. Këta tregues tregojnë se nuk kemi të bëjmë me para të pista që hyjnë në territorin shqiptar, por kemi të bëjmë me para që kalojnë përmes sistemeve bankare, që janë të mirë-monitoruara”, tha mes të tjerash Malaj.


Lajmi kryesor:

LIVE - Kuvend/ Boçi: Mbyllim disa shtigje, por Rama hap 100 të tjera për pastrimin e parave! Bylykbashi: Kush blen 4 mijë euro/metrin katror nëpër kulla?