Rënia e euros ul të ardhurat/ Raporti vjetor: Të ardhurat nga TVSH në tkurrje! Forcimi i lekut, dëmton buxhetin

Normaliteti i ri i kursit të këmbimit, me euro që këmbehet 100 lekë po sjell pasoja në arkën e shtetit. Të ardhurat e planifikuara nuk u realizuan vjet, dhe plani nuk po arrihet as këtë vit, tek Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Të ardhurat e mbledhura nga TVSH në import gjatë vitit 2023, arritën në 146.4 miliardë lekë, rreth 6.7% më pak se plani për vitin e shkruar ose 10.5 miliardë lekë më pak se 2022-shi.

Në buxhetin faktik të 2023-shit, Ministria e Financave thotë se për shkak se të ardhurat ishin planifikuar bazuar në kursin e këmbimit 1 euro 120 lekë, zhvlerësimi i euros ka goditur të ardhurat duke ulur të hyrat në buxhet.

“Gjatë vitit 2023 ka patur një deviacion të theksuar në ulje nga ky kurs këmbimi i projektuar, çka ka impaktuar ndjeshëm të ardhurat nga TVSH në import. Baza mbi të cilën llogaritet tatimi mbi vlerën e shtuar në import, është impaktuar jo vetëm nga tendenca në rënie e çmimeve të mallrave të importuara në 2023 krahasuar me rritjen e tyre në vitin 2022, por më së shumti, nga ulja e vlerës mbi të cilën llogaritet TVSH në import për shkak të kursit të këmbimit, thuhet në raportin e zbatimit të buxhetit në vitin 2023.

Ndikimi i zhvlerësimit të euros është prezent edhe në treguesit e këtij viti. në gjashtëmujorin e parë të vitit referuar të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat nga TVSH-ja, nuk janë realizuar sipas planit. Konkretisht nga janari në qershor u mblodhën 102.7 miliardë lekë, edhe pse në rritje krahasuar me vjet, vlera është 251 milionë lekë më pak se plani i Ministrisë së Financave.

Monedha evropiane nga 103.88 lekë që këmbehej në fund të vitit 2023, aktualisht tregtohet me 100 lekë, duke rënë me afro 4%. Ndërsa në raport me vitin 2022, euro është zhvlerësuar me mbi 15%.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Borxhi: 29/07/2024 21:54

    Borxh publik bie kur rritet Leku ! Pra ka renie borxhit publik lajm super

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë