Rënia e liderëve botërorë në 2016
mbijeton vetëm kancelarja Merkel

Viti 2016 sigurisht do të mbahet mend për ditët kur bota përjetoi largimin  e disa prej udhëheqësve më në zë. Dhe kjo foto flet më shumë se fjalët një takim në Hanover i 5 udhëheqësve të fuqive botërore por vetëm një qëndron në këmbë. 

2016 viti i rënies së demokratëve tradicionalë i lë rrugë të hapur rritjes së partive popullore në Europë.  Edhe 2017 nuk duket shumë shpresëdhënëse.

Kujtojmë liderët të cilët do t’i mungojnë politikës botërore si udhëheqës të shteteve respektive.

Itali. Largimi më i fundit, dorëheqja e kryeministrit Italian Matteo Renzi. Ai kish kërkuar referendum për ndryshimet kushtetuese dhe kish premtuar se nëse humbiste do të largohej.

Italianët votuan dhe sot  Renzi nuk është më në krye të qeverisë.
 
SHBA.Zgjedhjet në SHBA, presidenti Obama largohet nga Shtëpia e Bardhë pasi në 20 janar hyn presidenti i sapozgjedhur Donald Trump. Ishte kjo vota e amerikanëve në zgjedhjet e 8 nëntorit ku Trump ishte në sfidë me demokraten Clinton.

Britani.Në 23 qershor, edhe Britania voton në referendum nëse dëshiron të qëndrojë në BE apo jo. Britanikët votojnë për të dalë nga unioni. Pas Brexit ,kreu i Doëning Street David Cameron jep dorëheqjen pasi ishte vetë ai që e kërkoi këtë sfidë.

Francë. Kryeministri i Francës Francois Hollande  konsiderohet lideri më pak i pëlqyer i historisë franceze . Në zgjedhjet e 2017 ekziston frika se në krye do të vijë në pushtet një parti populiste si e Marie Le Pen. Ndërsa Hollande konfirmon se  nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e pranverës.

Gjermani, e vetmja që qëndron në këmbë dhe ka aprovuar kandidaturën e saj në 2017 është kancelarja Merkel.  Edhe pse e kritikuar për politikën e dyerve të hapura  ndaj emigrantëve Angela Merkel  është e vendosur të mos largohet. Kancelarja duket sikur është shpresa dhe udhëheqja që do të cojë në fund premtimet dhe projektet e ish kolegëve të saj tashmë të larguar.

merkel

Redaksia online 
(E.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë