Rezultati i referendumit italian për reformat që u pasua menjëherë nga dorëheqja e Kryeministrit mund të jetë lajm i mirë për industrinë e Call Center-ave në Shqipëri.
 
Sipas shoqatave shqiptare të biznesit, kriza politike që përfshiu menjëherë Italinë mund të vonojë ndryshimet ligjore që parashikojnë ashpërsimin e masave fiskale për kompanitë italiane call center që operojnë jashtë kufijve.
 
Këto ndryshime ishin parashikuar të votoheshin në muajin dhjetor, gjë që zor të ndodhë në vorbullën e ngjarjeve në këtë moment kaq të trazuar.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com