Në ditët e sotme, shumica prej nesh i rezervojnë pushimet e tyre nëpërmjet internetit. Ky trend po përhapet me shpejtësi edhe në Shqipëri, ndërkohë që prej kohësh mbizotëron në botën perëndimore.
Pothuaj të gjithë bizneset që operojnë në fushën e turizmit në Evropë, Amerikë edhe më gjerë, i kushtojnë veçanërisht vëmendje prezencës së tyre online, qoftë përmes faqes së tyre të internetit, apo nëpërmjet pjesëmarrjes në platforma të njohura si booking.com, airbnb, discoverycars etj.
Shumica e turistëve që duan të vizitojnë Shqipërinë e nisin rrugëtimin e tyre dukë kërkuar online, për një akomodim, një makinë, një tour etj. Ndërkohë që shumë nga emrat ndërkombëtarë, prezente në Shqipëri kanë një prezencë në internet, ky nuk është rasti për bizneset e vogla vendas, të cilët vazhdojnë të operojnë në mënyrën e vjetër.
Tashmë në Shqipëri ekziston një platformë e cila quhet “Rent From Locals” që në shqip do të thotë “Merr me qira nga vendasit”. Siç e thotë vetë emri, Rent From Locals është një platformë e hapur ku të gjithë Shqiptarët që disponojnë makina apo apartamente për tu lëshuar me qera afatshkurtër, mund ti publikojnë ato dhe të marrin rezervime online direkt nga vizitore që kryesisht janë nga Evropa.
Rent From Locals filloi te operojë në vitin 2022, në adresën http://www.RENTFROMLOCALS.al Menjëherë ajo fitoi popullaritet tek turistet e huaj që kërkojnë të kryejnë rezervime në Shqipëri, për shkak të mënyrës mjaft të thjeshtë dhe transparentë që ofron për të kryer rezervime.
Tashmë ajo numëron mijëra përdorues nga gjithë Evropa, si dhe qindra biznese lokale të cilët kanë ekspozuar ofertën e tyre. Ekspozimi i pronës tek kjo platformë, kryet shumë lehtësisht dhe është totalisht falas.
Per bizneset vendas, pjesemarrja ne Rent From Locals eshte mjaft e thjeshte. Pasi regjistrohen ne kete platforme, gje te cilen mund ta beje ne menyre te pavarur dhe me pak klikime, ata mund te aksesoje nje zone administrimi ku mund te shtohen dhe menaxhohen makinat apo apartamentet e publikuara. Gjithcka eshte e automatizuar dhe mjaft e thjeshte, duke reduktuar ndjeshem ngarkesen e punes.
Tek Rent From Locals turisti i huaj mund te rezervoje një makinë ose apartamente me qira me pak klikime, sic ben tek website-t me ne ze nderkombetare, dhe ne te njejten kohe te shfletoje oferten e bizneseve te vogla Shqiptare, qe ofrojne shume ne drejtim te cilesise se sherbimit, dhe cmimeve mjaft konkurruese
Fluksi i turistëve të huaj është në rritje konstante, dhe qëllimi është që ata të mos orientohen vetëm në kompanitë e mëdha të makinave apo zinxhirëve të hoteleve ndërkombëtare, por edhe drejt tregut vendas që ka shumë për të ofruar në drejtim të cilësisë dhe çmimeve të favorshme. Është shumë e rëndësishme që këto oferta mjaft interesante lokale të bëhen lehtësisht të aksesueshme nëpërmjet internetit në mbarë botën.
20
Përgjigju20
Përgjigju