TIRANE – Pas shumë përpjekjesh e takimesh mes ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj dhe homologut italian, Shqipëria dhe vendi ynë fqinj së shpejti do të nisin negociatat për njohjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe anasjelltas. Ky fakt u bë i ditur nga kryenistrat Edi Rama dhe Matteo Renzi gjatë konferencës së drejtëpërdrejtë që patën për mediat nga Tirana. Projekti që është në duart e të dyja palëve, shumë shpejt do të nisë procesin e negociatave për tu finalizuar me firmosjen e marrëveshjes së njohjes së pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë. Kryeministri Rama tha se ky lajm, është jo vetëm në interesin e shqiptarëve, por edhe të rreth 20 mijë italianëve që jetojnë në vendin tonë.

“Një punë e admirueshme e bërë me këmbënguljen e gjithë vitit duke adresuar një problem të madh për emigrantët që punojnë e paguajnë taksa në vendet e tjera, ka sjellë në njohjen e viteve të pensionit nga disa vende. Dhe sot ramë dakord që projekti i vendosur në tavolinën e dy ministrave të çohet më tutje me fillimin e  drejtpërdrejtë të negociatave. S’është vetëm Shqipëria por edhe Italia është e interesuar për një numër të konsiderueshëm italianëve që punojnë në Shqipëri, janë rreth 20 mijë”, u shpreh kryeministri Rama. 

“Dy ministrat tanë të Punës dhe Mirëqenies Sociale do të vijojnë më tej negociatat me tryeza teknike për njohjen e pensioneve”, deklaroi Renzi.

rama renzi

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)