Kryeministri Italian Mateo Renzi ripërsëriti edhe njëherë sot mbështetjen e Italisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë një forumi për dialogun mesdhetor të mbajtur në Romë Renzi u shpreh se Shqipëria dhe Serbia duhet të jenë “sa më shpejt pjesë e familjes së madhe europiane”.
“Ekziston një çështje e madhe që nuk prek vetëm Shqipërinë, por që kalon përtej edhe në Kosovë e Bosnjë Hercegovinë, e që shpesh herë nënvlerësohet në debatet e politikës europiane. Dua ta ngre qartësisht dhe fuqimisht zërin e Italisë, në favor të anëtarësimit sa më të shpejtë të Shqipërisë e Serbisë në familjen e madhe europiane. Të gjithë së bashku duhet ta konsiderojmë si një prioritet, sforcon që duhet të bëjmë me këtë pjesë të globit. Historia e shekullit të XX na mëson se, edhe prej andej kanë lindur konflikte, të cilat kanë qenë shumë të vështira për t’u sheshuar”, ka deklaruar ndër të tjera Renzi shkruan Giornale Ttismo
Sa i përket çështjes së Sirisë, “ndryshimi i klasës politike siriane duhet të realizohet në thellësitë e një procesi tranzicioni të rregullt, që nuk duhet të lërë hapësira për t’u shfrytëzuar më pas nga terrorizmi. Në këtë aspekt, mund të kontribuojë edhe Italia. Shkatërrimi i ISIS-it është prioriteti absolut i yni”.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com