/ATSH-AFP/ - Kryeministri italian, Matteo Renzi kërkoi sot që investimet e realizuara nga një vend, si ndërtimi i një shkolle, të përjashtohen nga pakti evropian i stabilitetit dhe llogaritja e deficitit publik.
"Duhet të përjashtohen investimet e një vendi nga pakti i stabilitetit", deklaroi Renzi, në një fjalim para senatit italian.
"Kontributet kombëtare për investimet e realizuara në kuadrin evropian janë tashmë të përjashtuara nga Pakti i Stabilitetit dhe kryesisht nga llogaritja e deficitit publik, limiti i të cilit është vendosur me tre për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto", theksoi Renzi.
"Ky është hapi i parë, por nuk është i mjaftueshëm për ne", nënvizoi ai.
"Evropa ka filluar të ndryshojë qëndrimet, por një prej sfidave kryesore do të jetë që Komisioni të nisë hartimin e politikave të reja për të mos lejuar Evropën në duart e teknokratëve", shtoi ai.
"Ose të ndryshojmë objektivat në Evropë ose të humbasim Evropën", nënvizoi ai.
/Shqiptarja.com