Kryeministri italian, Mateo Renzi u shpreh shumë pozitiv në përfundim të një minisamiti që mblodhi presidentët rus dhe ukrainas, Vladimir Putin dhe Petro Pororoshenko dhe disa drejtues evropian.

"Padyshim ka shumë mosmarrëveshje, është normale por, dëshiroj të nënvizoj vullnetin e vërtetë për gjetjen e një zgjidhjeje dhe jam shumë pozitiv pas këtij takimi", deklaroi Renzi për shtypin.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai ukrainas, Petro Poroshenko u takuan sot në Milano, në praninë e liderëve kryesorë evropianë.

Dy presidentët u pritën nga kryeministri italian, Matteo Renzi në prefekturën e Milanos, në kuadër të samitit të ASEM-it, që u hap dje.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, François Hollande, kryeministri britanik, David Cameron dhe liderë të tjerë të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy dhe Jose Manuel Barroso, ishin të pranishëm në këtë minisamit, i mbledhur për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë.

ATSH