Reperi Gjiko publikon foto
pas aksidentit: Faleminderit Zot

Reperi Gjiko publikon foto<br />pas aksidentit: Faleminderit Zot
Reperi i famshëm shqiptar, Asdren Gjikolli, i cili u përfshi në një aksident të rëndë ditën e sotme në tunelin e Kalimashit është në gjendje të mirë shëndetësore.

Reperi Gjiko, i cili u aksidentua teksa po udhëtonte drejt Velipojës për të mbajtur një koncert, ka postuar një foto në instagram ku dukej makina e aksidentuar, por vetë reperi në gjendje shumë të mirë.

“E Shrytzoj rastin me e falenderu Zotin qe ma dha edhe ni shanse me mujt me kone ktu nmesin e juaj. Me naten e promshit e kuptova qe kom shume njerz rreth vetit qe kan kurgjo tjeter pos dashni ❤️ jom kthy ma i fort se kurr , gjithmone kom mu kon afer juve ! Shihem sonte ne Rahovec”, shkruan nën foto, Gjiko.

Kalimash, aksidentohet rëndë në tunel reperi i famshëm shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në tunelin e Kalimashit. 

Në aksident është përfshirë Asdren Gjikolli reper i famshëm shqiptar, i njohur ndryshe me emrin Gjiko. 

Ai po udhëtonte drejt Velipojës për të mbajtur një koncert, por fatkeqësisht makina me të cilën po udhëtonte është përplasur me një kamion në brendësi të tunelit.

gjiko
Makina e aksidentuar e reperit Gjiko

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
 


 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'