Reperi i njohur  shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, është reperi më i ndjekur nga të rinjtë, kryesisht nga adoleshentët, të cilët preferojnë dhe frekuentojnë klubet ku Stresi performon zakonisht. Reperi njihet për natyrën e tij rebele dhe impulsive, pasi shpesh herë e kemi parë në situata konfliktuale. Kësaj here ai ka sfiduar sërish hapur policinë.

I ftuar në Shkodër për të mbajtur koncert në një prej klubeve të njohur të natës në këtë qytet, reperi problematik, ka bërë një thirrje publikë në profilin e tij në rrjetet sociale, ku shkruan: 

Apel tanë shokëve e dashamirëve shkodranë të na e binë nji cingare bar se marum...

Reperi,  Arkimed Lushaj

Ndërsa pas disa minutash, ai ka publikuar një tjetër video, ku thotë:

Faleminderit shumë të gjithë që u munduat me e sjellë, por e gjetëm. Faleminderit shumë, shumë...!

Reperi,  Arkimed Lushaj

Ju kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Stresi u arrestua nga policia në një prej lokaleve të Tiranës, ku sipas policisë iu kap edhe një sasi e vogël droge.


( Reperi i njohur, Stresi pas koncertit të mbajtur në Shkodër )

4/2