Një zjarr ka përfshirë grumbuj mbeturinash të hedhura jashtë kontenierëve në Sarandë, duke shkaktuar tym të dendur dhe alarm te banorët, të cilët fillimisht dyshuan se flakët kishin përfshirë banesa.

Zjarri ka rënë në një hapësirë të hapur, pranë rrugës dhe objekteve përreth ndërsa në vendngjarje kanq ndërhyrë forcat zjarrfikëse për shurajen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.

Ngjarja rikthen në vëmendje problemin e mbeturinave të lëna jashtë kontenierëve në qytetin e Sarandës, të cilat sipas shqetësimeve të ngritura, nuk largohen në kohë nga firma përgjegjëse për pastrimin.

Përveç ndotjes së mjedisit grumbullimi i mbeturinave në ambiente të hapura përbën edhe rrezik për sigurinë e banorëve veçanërisht në raste kur ato përfshihen nga flakët.