Reperi Kulayde: Të gjithë besojnë
se do bëhem yll botëro

Reperi Kulayde: Të gjithë besojnë <br />se do bëhem yll botëro
Kulayde, reperi i njohur me origjinë shqiptare jeton në Fort, VVorth Texas, SHBA, por nuk harron të vizitojë vendlindjen e tij Vlorën. Është mjaft miqësor duke qëndruar mes shokëve dhe miqve të tij shqiptar. Aktualisht është kthyer në Vlorë. Ka ruajtur nga vendi i tij i lindjes lirshmërinë e komunikimit me të tjerët, por ndryshe nga vlonjatët, ai mund të jetë i vetmi që flet pak për veten e tij. Në intervistën për "Shqiptarja.com", Kulayde-n e ftojmë të rrëfej sesi u ngjit më majat e suksesit në SHBA. Por ai përgjigjet shumë shkurt për të gjitha ato që ka bërë.

Megjithatë, Kulayde të lë të kuptosh se di të punojë fort, edhe pse në një intervistë të mëparshme ka rrëfyer se e meta e tij kryesore është se i mungon vullneti për të studiuar në shkollë. I vetëdijshëm për këtë "të metë", Kulayde në moshën 20-vjeçare vendos të ushtrojë në jetë aftësitë më të mira, pasionin dhe talentin për muzikën, por edhe vullnetin për të punuar. Muzika ka qenë gjithmonë një pjesë e jetës së tij. Ka qenë vetëm 25 vjeç kur nisi të punojë si menaxher i artistëve amerikanë.

Është optimist dhe entuziast nga natyra, dhe thotë se beson tek aftësitë individuale dhe tek Zoti. Pas koncerteve që ka dhënë në Teksas, Londër e Kanada Kulayde ka shpërndarë në këto vende mjaft disqe muzikore të stilit Hip-Hop. Kulayde në vitin 2004 ka ikur nga Shqipëria, duke shkuar sa në një shtet në tjetrin. Në fillim në Londër, pastaj në Ontario, Kanada dhe së fundi në Teksas. Nisi të punojë në studion e regjistrimit, Ent Choppa Boy. Që nga atëherë gjërat filluan të marrin për mirë. Filloi të ketë sukses që me CD-në e parë, pastaj të dytën, të cilën edhe pse e shiti mbi 3 200 kopje, nuk ishte i kënaqur. Ai synonte dhe synon shumë më shumë, që "Kulayde të behet një yll botëror"

Kulayde, si nisi karriera juaj në Amerikë?
-Në fillim kam nisur si menaxher i disa artistëve amerikanë. Më pas punët nuk po ecnin siç mendoja. Në 2005-n fillova të bëja muzikën time dhe të prezantohesha si artist.

Cilat janë disa nga sukseset që kanë lënë kujtime të bukura në mendjen tuaj?
-Atëherë: Patjetër që është hiti i parë që u shoqërua me një video të formatit amerikan WABBLE. Kjo video u xhirua në Kanada në studion prestigjioze SIDE 3 STUDIOS. Më pas pjesë të rëndësishme kanë qenë koncertet e shumta në Kanada e Amerike, si dhe koncertet në Kosovë dhe Shqipëri.

Çfarë rrymash muzikore pëlqeni dhe cili është stili i muzikës suaj?
-Me pëlqejnë të gjitha rrymat muzikore, përveç asaj folklorike. Stili im është hip-hop.

Erdhët ne Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësisë në koncertin me Rita Orën. Keni miqësi me të?
-Për 100 vjetorin e pavarësisë isha në koncertin që u zhvillua në Tirane. Por edhe pse unë kam rastisur nëpër evente ku ka qenë e ftuar Rita Ora, nuk kam njohje personale me të.

Ku jetoni dhe si e shihni artin muzikor shqiptar?
-Për momentin jam duke jetuar në vende të ndryshme për arsye të punës. Arti në Shqipëri ka ecur shume por prape ka nevoje të evoluojë. Do të kisha dëshirë që shteti ta përkrahte artin më shumë.

A mund të na tregoni diçka për familjen, prindërit, të dashurit tuaj në Amerikë dhe në Shqipëri?
-Momentalisht familja ime jeton në Texas USA. Por dhe në Shqipëri e Kosovë kam shumë miq të mirë. Në SHBA të gjithë shokët pothuajse janë amerikanë për shkak të punës. Familja ime dhe familja e dytë që është Kompania muzikore, të gjithë të dashurit si në USA, si në Kanada si në Shqipëri më shtyjnë që të punoj sa me shumë, se të gjithë besojnë vetëm tek një gjë: që Kulayde të bëhet një yll botëror.

Cilat janë projektet e reja të tuat?
-Jam duke punuar ne një album te ri. Shumë këngë për Mixtape. Çdo ditë duhet të bëj të paktën një këngë - Jam duke bërë disa video te reja. Dhe përveç këtyre unë vazhdoj të menaxhoj 4 artistë të tjerë në Kompaninë time ChoppaBoy Ent Inc.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 22 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime