Reperi shqiptar është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij Loredana ka sjelle në jetë një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hana. Reperi mjaft i njohur shqiptar është bërë baba për herë te parë. Partnerja e Mozzik, Loredana ka sjellë në jetë një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hana.
Lajmin e mirë e ka bërë të ditur vetë reperi me anë të një postimi në Instagram. Mozzik shihet teksa ka kapur dorën e të voglës dhe krahas fotos shkruan:
"Emri më i bukur në botë, BABË! Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë! Mirseerdhe në jetë Hana ime e vogël! Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjesi, i perlotur duke puthur gruan time të dashur, sot po i uroj lindjen e parë, femijën e parë! Do ju dua sa t'kem jetë! "
Me jete te gjatë Mozzik dhe Loredana!