Super ylli me famë botërore Cardi B, njihet për format e saj provokuese. Modelja komentohet gjithmonë nga ndjekësit e saj për hiret dhe fotot që shpërndan në rrjetet sociale.

Mirëpo reperja Cardi B është duke punuar për këngën më të re të saj, që do e titullojë ‘Money’.

Lajmi bëhet e ditur me anë të një njoftimi në rrjetin e saj social, Instagram, reperja është shfaqur e zhveshur dhe ka mbajtur një pozicion që mbulon zonat intime.

Reperja e muzikës ka zgjedhur disa aksesorë për ti dhënë më shumë vëmendje fotografisë. Projekti do të jetë solo dhe do publikohet të enjten në orën 12:30 të drekës.

1/2