PEKIN - Autoritetet e Pekinit pas kritikave të autoriteteve të SHBA-së ndaj Kinës në lidhje me të drejtat e njeriut në Kinë kanë bërë thirrje që SHBA-ja të përqendrohet në çështjet e të drejtave të njeriut në SHBA dhe të ndalë akuzat e pabaza kundër Kinës.
 
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hong Ley, iu është përgjigjur kritikave të bëra nga Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe Ambasadori i SHBA-së në Pekin Max Baucus të cilët sollën në rend të ditës çështjen si atë të aktivistit për të drejtat të njeriut i vlerësuar me çmimin Nobel për paqen Liu Siaobo i cili ndodhet në burg.
 
Hong, duke vënë në dukje se të gjithë duhet të flasim për gjendjen e të drejtave të njeriut në vendin e tij, deklaroi se askush nuk ka të drejtë të bëjë komente të panevojshme duke vepruar si një ekspert mbi situatën e të drejtave të njeriut në vendet e tjera.
 
Zëdhënësi Hong i cili ka tërhequr vëmendjen se Shtetet e Bashkuara kanë probleme serioze të tilla si racizmi dhe keqtrajtim të të burgosurve tha se "Shpreosjmë që SHBA do të ushtrojë më shumë përpjekje në zhvillimin dhe monitorimin e situatës së të drejtave të njeriut në vendin e saj".
 
Hong gjithashtu ka mbrojtur se Kina është në zhvillim të vazhdueshëm të reformave dhe të politikës së hapur për të drejtat e njeriut./ Anadolu Agency/.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)