Replika tek gratë e politikës/ Pampuri: Bëre 5 mln € pasuri. Spiropali: Shtyje rrotën zemra, shërbëtore e kunatit!

Replika tek gratë e politikës/ Pampuri: Bëre 5 mln € pasuri. Spiropali: Shtyje rrotën zemra, shërbëtore e kunatit!

Deputetja e PD, Orjola Pampuri dhe deputetja socialiste, Elisa Spiropali

Replika interesante janë zhvilluar pasditen e sotme në distancë mes dy deputeteve Orjola Pampuri nga Partia Demokratike dhe Elisa Spiropali nga Partia Socialiste. E para e nisi deputetja Pampuri, e cila akuzoi mesditën e sotme deputeten Spiropali për korrupsion gjatë kohës që ka drejtuar doganat. Teksa po shpjegonte nismën e PD për një Vetting në politikë, Pampuri tha se me nismën e PD, Spiropali dhe të tjerë deputetë të mazhorancës ikin nga politika.

“Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali iu shtua sot listës së shërbëtoreve të oborrit të Edi Ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, në mënyrë që të mbrojë pasurinë e saj personale. Është fakt i njohur botërisht se Elisa Spiropali u bë deputete pasi u publikuan të dhëna se e shfrytëzoi postin në dogana për të vënë 5 milion euro pasuri të paligjshme. Elisa Spiropali nuk ka dhënë akoma asnjë shpjegim se më çfarë parash ka blerë një makinë luksoze, që kushton rreth 100 mijë euro.”-tha sot Pampuri në një konferencë nga selia blu.

Përgjigjen ia ka kthyer vetë deputetja Spiropali, e cila e sqaron Pampurin se nuk ka një pasuri të tillë, dhe se këto janë fantazi të krijuara për të mbrojtur kunatin e kryetarit të PD, Lulzim Basha.  Spiropali shkruan:

“E unë s’jam ti, nuk kam asnjë kunat që më nxjerrë të bëj çingijen mbi rrotën e karrocës së Dulit dhe s’ka kunat që më prapëson kur e ndaj mendjen. Prandaj zemra, nëse s’do të dalësh para gjykatësve e të pranosh se je thjesht një shërbëtore e Kunatit, shtyje rrotën tutje e mos ndalo më para meje.”

Replikat e plota

Reagimi i Orjola Pampurit:

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali iu shtua sot listës së shërbëtoreve të oborrit të Edi Ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, në mënyrë që të mbrojë pasurinë e saj personale. Është fakt i njohur botërisht se Elisa Spiropali u bë deputete pasi u publikuan të dhëna se e shfrytëzoi postin në dogana për të vënë 5 milion euro pasuri të paligjshme. Elisa Spiropali nuk ka dhënë akoma asnjë shpjegim se më çfarë parash ka blerë një makinë luksoze, që kushton rreth 100 mijë euro. Elisa Spiropali nuk ka dhënë akoma shpjegim sesi e ka blerë familja e saj apartamentin lukzos buzë Lungomares në Vlorë. Elisa Spiropali bën shërbëtoren e edi ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, për të mbrojtur pasurinë e saj të paligjshme dhe pozicionin e bashkëshortit të saj si anëtar i bordit të shoqërisë shtetërore “Albgaz”, që menaxhon intresa miliona eurosh në fushën e gazit.

Me vettingun që propozon Partia Demokratike Elisa Spiropali largohet nga politika. Por nuk është e vetmja. Ervin Bushati, një shërbëtor tjetër i oborrit të familjes së Edi Ramës, ka një perandori për të mbrojtur me sulmet e pavërteta kundër opozitës. Familja e Ervin Bushatit i ka shitur Linda Ramës, tokën ku Edi Rama ka ndërtuar sarajet luksoze në Surrel Me dy kontrata të veçanta vjehrra e Ervin Bushatit I ka shitur Linda Ramës tokën me çmim qesharak. Ervin Bushati sillet si mercenar I Edi Ramës, sepse do të mbrojë pasurinë që I buron nga kompania e tij e ndërtimit dhe nga aksionet në bankën Credins.

Është pasuaria e grabitur motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij milionerë, si Elisa Spiropali, Ervin Bushati dhe Klotilda Bushka kundërshtojë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta. Me nismën e vet, Partia Demokratike do ta çlirojë ekonominë nga një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës, duke i dhënë mundësi të barabartë për konkurim çdo biznesi. Frikë nga vetingu në politikë dhe nga paketa antimafia duhet të kenë vetëm ata që, bashkë me Edi Ramën, u kanë vendosur gjobë shqiptarëve vetëm me koncesione 2.2 miliardë euro.

Përgjigjia e Elisa Spiropalit

E dashur Orjola,

Ajo që lexove sot më trishtoi për ty dhe pyeta veten pse e bëre? Unë kurrë s’do kisha dalë të recitoja shpifje, të shkruara nga të tjerët për më tepër. As sikur të më vinin revolen në kokë (prej vërteti jo si revolja imagjinare e Taulantit mbi xhamat e syve te Palokës:-). E pyete veten pse ta besuan ty atë recitim vulgar?

Unë nuk e di a ta besuan sepse je grua që të shohin si sherbëtore, apo sepse të duan si recituese që të shesin për profesore(?)! Po në të dyja rastet, në vendin tënd do mendohesha pas kësaj që të bënë. Është e rëndë Orjola, më beso, të dua vetëm të mirën dhe nuk dua të të shoh në rolin e shërbëtores me titullin e profesores!

Tani më dëgjo pak: Unë 5 milionë Euro, makinë 100 mijë euro dhe të tjera broçkulla që lexove, kam vetëm në fantazinë e tmerruar të atyre që ty sot të përdorën si maskë për fytyrën e Kunatit! Kunati po, ai ka shumë milionë dhe janë ato miliona për të cilat Shqipëria ka të drejtë të dijë si janë bërë (makina nuk e di sa ka, po kjo s’ka rëndësi përderisa tek Shqupi nuk parkohesh dot pa lejen e Kunatit). Se ku punon bashkëshkorti yt nuk e di, di vetëm që i imi nuk do ulej me mua sonte në tavolinë nëse do kisha recituar kundër teje siç recitove ti kundër meje dhe kolegëve të mij!

Nuk të uroj të flesh e qete sot Orjola, për të mirën tënde! Po në të gjitha rastet një gjë mos e harro: Ti e përserit këtë vetëpërdorimin e sotëm dhe unë të thërras në gjyq! E unë s’jam ti, nuk kam asnjë kunat që më nxjerrë të bëj çingijen mbi rrotën e karrocës së Dulit dhe s’ka kunat që më prapëson kur e ndaj mendjen. Prandaj zemra, nëse s’do të dalësh para gjykatësve e të pranosh se je thjesht një shërbëtore e Kunatit, shtyje rrotën tutje e mos ndalo më para meje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë