Bregu-Bushatit: Nuk ka asnjë datë për integrimin, përveç fjalëve, asnjë shifër, asnjë të dhënë. Nuk janë afatet kohore për kapjen e trenit të Europës. Rama e ndali këtë tren për 3 vjet. Mbi ty zoti kryeministër do rëndojë bllokimi i Shqipërisë në rrugën drejt BE. Marrja e statusit dhe fillimi i bisedimeve, këtë e kuptova që prisni të ngrini gota shampanje që do ta keni dhuratë, sepse detyrimet janë plotësuar për marrjen e statusit. Nuk e thoni kur do arrihet kjo? Keni frikë mos del ndonjë problematikë në lidhje me korrupsionin dhe grupin e organizuar kriminal në grupin tuaj? Integrimi i Shqipërisë në BE për PS nuk është thjesht një slogan, por një program politik, ka thënë në fushatë ish- kryetari i komisionit të Integrimit, z.Bushati, sot ministër i Jashtëm.
Bushati-Bregut: Së pari doja ta siguroja parafolësen se pjesa e programit tonë është program i qeverisë dhe nuk është bërë vetëm nga njëra palë. Ju falënderoj, por do ketë bashkëpunim të ngushtë dhe kushdo që do zgjidhet kryetar i komisionit tuaj të bëjë diçka më të mirë. Më vjen mirë që për herë të parë pas kaq vitesh të dëgjoj që flet për çështjet e integrimit. Të falënderoj që u rreshtove kundër krimit të organizuar dhe së dyti duhet të jeni më modest. Mos e ndani këtë sallë dhe shqiptarët me ne dhe ju. Atë qe se keni bërë ju, vijoi ai, ne do ta bëjmë shumë mirë në mënyrë që të jetësojmë ëndrrën evropiane. Kemi kopjuar të gjitha kërkesat dhe listën e detyrave që ju nuk bëtë në qeveri gjatë këtyre viteve.
NOKA-TAHIRI
Noka: Zoti Rama i shndërrove nga ministra në drejtorë Bashkie, pasi je i bindur se do ju shërbejnë ju dhe klientelës tënde. Qytetarët kanë nevojë për projekte konkrete zhvillimi dhe integrimi. Ju zotëri, ju u servirni shqiptarëve si ministër të Brendshëm, një individ gjysmak, që pasi nuk mbaroi shkollën në Itali, u kthye në Shkodër, e pasi nuk e mbaroi as atje, gjeti një zgjidhje në Tiranë për të marrë diplomë. Ai është një individ depresiv, një njeri që kohë më parë ka qenë kontingjent i policisë dhe hajdut kasetofonësh dhe shëtiste me bandën e Shullazit, madje edhe me skaf. Babai i tij ka qenë objekt i punës së Policisë së Shtetit, kur e ëma ka qenë objekt për evazion fiskal. Ky është poshtërim që i bëhet Policisë së Shtetit, ofendim që i bëhet shqiptarëve që të lanë ty si gjysmagjel se ai që është gjel është ulur sipër teje.
Meta: Iu bëj thirrje shfrytëzoni kohën në mënyrë racionale dhe ti lini fëmijët dhe prindërit e njëri-tjetrit në shtëpi dhe të merreni me kritika konkrete ndaj qeverisë.
Sajmir Tahiri: Kur deputeti mbante ligjëratë, një grua u vra në Durrës, një i plagosur në mes të Tiranës, tre të vdekur në rrugën e Kombit dhe një i plagosur në Kamzë. Kjo është kronika e pak orëve, megjithatë përpiqem ta kuptoj shqetësimin e parafolësit për familjen time dhe shëndetin tim, fundja është i vetmi që ka studiuar më shumë për shëndetësi në këtë parlament. E filloi shkollën e lartë në kohën e diktaturës dhe e mbaroi me anëtarësimin në NATO. Dua të besoj se parafolësi donte te shprehte shqetësimin e tij në kuadrin e shqetësimeve që mendja e tij ka në tërësi. Unë jam shumë mirë me shëndet, faleminderit.
META-PALOKA
Paloka: Nuk po ndiqni rregullin e diskutantit. Kanë folur tre diskutante të Partisë Demokratike dhe asnjë nga mazhoranca. Ne kemi një raport tonin. Kemi llogaritur diskutimet dhe kohët tona, kështu që nuk mund ta bëni këtë lojë. Por duhet të zbatoni raportin që ndiqet rregullisht në Parlament. Një diskutant i opoziteës dhe një ë mazhorancës.
Meta: Më falni, së pari unë kam respektuar renditjen e Partisë Demokratike sikurse ju e keni sjellë dhe e keni të drejtën që të ndryshoni me marrëveshje me njëri-tjetrin. Së dyti u kritikova më parë nga zonja Topalli që duhet të jepja më shumë prioritet Partisë Demokratike, ju i kërkoni më të balancuar, unë do ta kem parasysh këtë gjë. Por radhën e kam respektuar siç e keni sjellë ju. Kjo është hera e parë që kritikohet një kryetar Kuvendi pse iu jep fjalën opozitës, në vend që të ankohen socialistët. Megjithëse nuk ka problem.
Paloka: Ju e dini shumë mirë që nuk po e bëni për ti dhënë prioritet opozitës, kërkoni që çdo orar, kërkoni që në orarin që nuk ka dëgjuesmerti ti jpeni fjalën opozitës.
Meta: Shumë faleminderit unë këtë çështjen e rregullit të kohës nuk e dija sepse jam i ri në këtë detyre dhe nuk e di ja qe ndikkin orari. Pata një vërejtje që t`i jepja më shumë kohë PD, por do ta balancoj.
TOPALLI-RAMES: Për të marrë atë karrige premtove oqeanin, diellin, hënën. Premtimet ishin fallco dhe pse të bukura shumë të bukura. Të marrësh detyrën pasi vendi ka bërë rrugën më të gjatë në një kohë të shkurtër, duhet të matesh me arritjet dhe ato janë të mëdha. Eshtë e vërtetë se Shqipëria dhe shqiptarët kanë dhe halle e probleme, por ti e ke gati Shqipërinë, me rrugë standarde të mira, por ti nuk e pranon, ky është nihilizëm. Është e vërtetë që ka të papunë, por është e vërtetë që ti Shqipërinë e kë gati me rritje rrogash e pensionesh. Rama këto i quan rrënim.
Berisha: Ne jemi popull që edhe humbjen e festojmë, edhe vdekjen e festojnë. Ti vjen këtu me një kabinet nga më të pabesuarit nga kabineti i Çarçanit deri më sot. S`ka patur tre anëtarë të këshillit të ministrave nga një familje. Kujt i shiten këto? Unë e kuptoj u përjashtuan Nanoistët. Absolutisht kryeministri ka të drejtë të zgjedhë cilin do. Po vetë ishte i vetmi ministër i kabinetit Nano, të cilin ministrat e Nanos e çuan në Prokurori për korrupsion. Financat u jepen njeriut të patateve të Ramiz Alizë. Ti që premtove shëndetësinë falas dhe vure në krye Beqjan se ka vjedhur tenderat bashkë me kunatin tënd.
Me një Franko që i ka fituar tenderat e bashkisë. Ti që mendon se do të vendosësh rendin me Sajmir Tahirin. Absolutisht që ka probleme rendi, por nuk ka me banda që sundonin. Ka një fakt të pakontestueshëm, se njeriu që kryeson sot mazhorancën është njeriu më i lidhur me çdo bandë kriminale të Shqipërisë, në bandën e Rrugës së Kavajës kushërirë, se e shof që buzëqesh. Nga banda e Lushnjes kushërië, shko merr dosjen në prokurorinë e Firences. Nga banda e Dritan Dajtit, hajde të të japim të dhënat po deshe. Nga banda që i vodhi Spartak Ngjelës 134 kuti votimi për tre ditë rresht. Ti do luftosh për rendin? Ti je skllav i krimit. Ti vetëm rendin nuk lufton dot kurrë. Po pse s`ka shifra? Pse s`ka përqindje që të gjitha kanë qenë një dramë.
Fatmir, ata që i kanë flokët e thinjura duhet të jenë të kujdesshëm kur flasin para audiencës se njerëzit presin seriozitet prej tyre. Hiqni dorë nga sharjet e Shqipërisë sporti juaji më popullor. Ka lidhje me ty ministër i jashtëm ajo vilë a ajo truall. Mos ke paguar gjë mandatin me atë tokë? Kujtou pak. Po se del me dy dollarë tokë, kur aty është blerë me 22 dollarë. Çfarë do bëni ju me finanact kur në krye keni vendosur njeriun që ka vjedhur floririn? Çfarë do tu bëj ky të papunëve që ka ndërtuar dy vila pa marrë asnjë vit rrogë dhe vodhi kompjuterat e lëvizjes Mjaft. Çfarë do bëj ai që vodhi 10 milion euro në telekom. Lexoni kapitullin e ekonomisë, qesharak. Ju skeni model. Nuk ka ligjëratë qesharakje sesa e nje OJF.
Rama: Kur ha një milionë shuplaka, mendjet o të vijnë, o të ikin aq larg sa duhen vite për t’i kapur. Jo unë, jo ne, dikush tjetër, fatkeqësisht i njohur si krahu i armatosur me shifra dhe të dhëna të rreme i qeverisë së ikur, INSTAT-i, dora vetë, sapo e ka publikuar një dokument shumë interesant për këtë diskutim, që vazhdon për programin. Dokumenti thotë, se në 4 vitet e fundit varfëria nuk është tkurrur, por është shtrirë më tutje, duke përfshirë nën hijen e saj më shumë familje të zakonshme shqiptare. E pra, pas këtij diskutimi, gjysmë maratonë për programin e qeverisë sonë, që ndoqa fund e krye pa lëvizur që këtej, asnjë minutë s’ia mora këtij Kuvendi për t’u marrë kohë diskutantëve, jo e jo, po për të sharë sipas traditës, një deputet të opozitës edhe pse dëgjova jo pak fjalë të pagdhendura në adresën time apo jo pak fjalime të pakalueshme në sitën etike në adresën e qeverisë.
Përkundrazi kam shënuar me dhjetëra fletë me çka kam arritur të dëgjoj dhe aq sa kam arritur të kuptoj, ashtu si gjithë ministrat, nga gjithçka u mundua të thoshte deri tani opozita mbi programin e qeverisë. Ju ikët nga salla pa e dëgjuar paraqitjen time të programit të qeverisë, fatmirësisht jo të gjithë dhe gjej këtu rastin t’i falënderoj ata që nuk e ndoqën atë vijë të kërrusur sjelljeje.
Unë nuk jam zgjedhur që t’u pëlqej juve kur flas, largqoftë. Kam 15 vjet që ju ndjek pa mundësi prezence dhe as të drejtë replike në këtë sallë, ku besoj se emrin tim gjithë këto mure do ta mbajnë mend përjetësisht për aq shumë sa e keni përgojuar, cenuar, përbaltur. Personalisht, me fis e me farë. Por dëgjojeni dhe mbajeni mend mirë se çfarë do t’ju them sot; Jo vetëm kur mora fjalën për herë të parë në këtë Kuvend, seancën e shkuar, por për aq vite sa detyra do ma kërkojë të marr fjalën në këtë sallë, personalja, fisi dhe fara e kundërshtarit s’kanë qenë dhe s’do të jenë ndonjëherë pjesë e përmbajtjes së fjalës sime.
Por ama, nga ana tjetër, sa më parë ta fshini nga mendja iluzionin se unë do t’ju kursej në këtë foltore për të pabërat e lebetitshme që ka bërë keqqeverisja juaj, aq më të lehtë do ta keni të ngjiteni në nivelin e minimumit jetik të mirësjelljes mes njerëzve, këtu, në mes të Europës, dhe padyshim do t’u afroheni më shumë interesave të vendit dhe të zgjedhësve tuaj me të cilat jeni shumë larg në këtë zanafillë të jetës suaj opozitare. Sidoqoftë në të gjitha rastet sjellja juaj është zgjedhja juaj. Siç ju thashë herën e shkuar ne jemi këtu për t’i ngritur kokën Shqipërisë jo për të gjetur kokën tuaj.
Dhe do t’ia ngremë kokën Shqipërisë me këtë program. Sa për shqiponjën që mori të sharat e një zonje në sallë unë e mirëkuptoj zonjën. Të gjithë e dinë që shqiponjat arrijnë ta njohin njëra tjetrën, pikërisht, se jo të gjitha janë njëlloj. Por, ajo që zonja nuk di, dhe nuk ka faj, është se me rregullat e heraldikës dhe të shteteve serioze s’duhet të jenë identike me njëra tjetrën të tëra shqiponjat që përdorim. Po që të mos i marrim kohë publikut dhe Kuvendit duke hyrë në të thella në punë shqiponjash besoj se mjafton për t’i qetësuar fakti se shqiponja që ka mbajtur në sup gjatë qëndrimit në kryeministri paraardhësi im, ajo e verdha e hallakatur, ishte e ndryshme nga ajo e flamurit, por nuk ishte gabim nga pikëpamja e rregullave të heraldikës.
Ndërkohë që, siç e tha më të drejtë zonja opozitare shqiponja jonë estetikisht s’ka të sharë. Mos u ngutni! Se këta që folën tani në fund kanë bredhur shumë nëpër botë, po botë demokratike në mendje nuk kanë futur.
Shkrimi u publikua sot (15.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)