TIRANE- Kreu i shtetit u përfshi në replika me deputetët e mazhorancës në lidhje me akuzat që iu bënë në Kuvend. Akuzat ishin në lidhje me shkarkimet që janë bërë në administratë në kohën e qeverisjes së djathtë.
Presidenti i vendit Bujar Nishani është përfshirë në replika me mazhiorancën në Kuvend pas akuzave të ardhura nga deputeti i PS, Taulant Balla për keqpërdorimin e ligjit për administratën publike. Balla akuzoi dje nga foltorja e Parlamentit se në qeverisjen e shkuar se ka kryer shkarkime politike. Sipas tij, presidenti Nishani, kur ka qenë ministër, ka kërkuar shkarkimin e disa punonjësve të policisë. “Kam një letër tjetër këtu, kjo është më e rëndë akoma sepse personi që e dërgon sot është dhe President i Republikës në fakt. “PD Tiranë drejtuar zotit Sokol Olldashit, 12 tetor 2005.
Dega e Partisë Demokratike Tiranë ju përcjell propozimet e grup seksionit numër 6 për largim nga puna të punonjësve të policisë, të poshtë shënuar. Këta persona janë të majtë të lidhur me drejtues të Partisë Socialiste dhe të LSI-së”. Vjen lista me emrat me radhë”, tha Balla dje në Parlament. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Presidentit të vendit, Bujar Nishani, i cili akuzoi mazhorancën se po keqpërdor figurën e tij në debatet poltike. “Presidenti i Republikës shpreh keqardhje të thellë ndaj sulmit politik që shumica qeverisëse adresoi sot(dje) kundër tij në Aulën e lartë të Parlamentit duke e përdhosur atë.
Duke cënuar besueshmërinë dhe duke inkurajuar sjelljen e papërgjegjshme, ky sulm me shtysë të qartë politike, është një tjetër atentat i rëndë që shumica qeverisëse i bën komunikimit normal ndërinstitucional” shprehet institucioni i Presidencës në një reagim për mediat. Ndër të tjera në emër të kreut të shtetit në këtë reagim theksohet se “Presidenti i Republikës, ka qenë, është, dhe do jetë, i bindjes së thellë dhe të patundur, se pavarësisht nga pozicioni shoqëror, hierarkia shtetërore, dhe çdo rrethanë tjetër, denoncimi i shkelësve të ligjit dhe në përgjithësi mbrojtja e ligjshmërisë, është një akt civil, një detyrim njerëzor i vetvetishëm, i cilitdo qytetar të vendit.”.
“Presidenti i Republikës demaskon dhe dënon deformimin qëllimulët ndaj angazhimeve të tij kundër moszbatuesve dhe shkelësve të Ligjit në çdo kohë dhe në çdo rrethanë. Jo vetëm tani dhe në këtë rast. Në çdo periudhë, në të gjitha rastet, në çdo detyrë që ka pasur në të kaluarën dhe do ketë në të ardhmen”, përfundon reagimi institucional i presidentit.
Shkrimi u publikua sot (18.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Nishani: Mazhoranca deformim qëllimulët ndaj meje në Kuvend