Replikat Rama-Meta për pasuritë! E vërteta - Presidenti me 6 shtëpi, nga apartamenti 400 mijë € tek vila në Gjirin e Lalzit me vlerë misterioze

Replikat Rama-Meta për pasuritë! E vërteta - Presidenti me 6 shtëpi, nga apartamenti 400 mijë € tek vila në Gjirin e Lalzit me vlerë misterioze

TIRANE - Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë replikuar sot në distancë. Gjatë konferencës së rindërtimit, kryeministri Edi Rama, i pyetur nga gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri, për tubimin e thirrur nga presidenti në datë 2 mars, tha se Meta ka më shumë se një shtëpi dhe se nuk e ka luksin të merret me të dhe thirrjet e tij për tubim. Kreu i shtetit ka reaguar më pas, përmes zëdhënësit i Tedi Blushi, i cili tha se Meta ka vetëm një shtëpi.

"Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë", shkruan Blushi.

Po sa shtëpi ka në të vërtetë Ilir Meta?

Presidenti Ilir Meta, së bashku me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, në bazë të deklaratave të pasurisë nga viti 2003 deri në vitin 2018, kur ka deklaruar për herë të fundit ndryshimet në pasuri, ka 6 shtëpi. Konkretisht Meta dhe Kryemadhi kanë një apartament banimi 2+1 në Tiranë, apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada në Tiranë me vlerë 400 mijë euro, vilën në Gjirin e Lalzit dhe tre apartamente në një pallat në Laprakë. Tek pallati në Laprakë, fillimisht Kryemadhi kishte 35 % të sipërfaqes së tij. Por, 300 m2 ndërtim tek ky pallat i ka shkëmbyer për të përfituar vilën ë Gjirin e Lalzit.

Ndërkaq, më vonë ka deklaruar edhe 13 apartamente në këtë pallat, nga të cilët ka shitur 10 me vlerë 890 mijë euro. Mbetet mister se sa është në të vërtetë vlera e vilës në Gjirin e Lalzit. Meta dhe Kryemadhi nuk e kanë deklaruar kurrë vlerën e saj, por vetëm burimin e përfitimit, që është shkëmbimi me sipërfaqen ndërtimore të pallatit. Vite më parë, Kryemadhi prezantoi me mburrje vilën përrallore në një emision televiziv, me 11 tualete, një posaçërisht për macen.

Pamjet filmike u zhdukën sapo nisën diskutimet për reformën në drejtësi. Si të ardhura të ligjshme të deklaruara, Meta dhe Kryemadhi kanë deklaruar vetëm pagat e tyre shtetërore. Kjo duket se është edhe arsyeja se pse Ilir Meta u fsheh sot pas Shqipërisë, kur Rama i përmendi sot shtëpitë.

Shtëpitë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Apartament banimi 2+1, Rr. Qemal Stafa (2003)

Vilë në Golem, 60 000 dollarë, lulishte 327 m 2 (2003)

300 000 euro, shitje e vilës në Golem (2006)

35% e sipërfaqes së një pallati në Laprakë (2008)

Apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada 400 000 euro (2010)

Vila në Gjirin e Lalzit 317 metra katror shkëmbyer me 300 m2 te pallati (2010).

13 apartamente të banimit me sipërfaqe totale 1444.8 m2 (2014).

Shitur 10 apartamente me vlerë 890 mijë euro (2014-2018)

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bardhi: 29/02/2020 09:31

    Populli ju kupton dhe tash ju ndeshkon.Perpara te denohen te medhnjte pastaj te vegjelit

    Përgjigju
  • PAW: 29/02/2020 08:09

    Ju zente spirra nga ajo kafja. Cifti me i urryer. Hajdute. Ju doni hekurin e nxehte mu ne b....

    Përgjigju
  • Kafsha: 29/02/2020 07:23

    Turinjte e krijefshatares i shikojme çdo dite. Turp qe Shqiperia udhehiqet nga fshatarë, turp!

    Përgjigju
  • Robi: 29/02/2020 06:20

    Pasurine qe kane vene me floririn e Krrabes, pa punuar asnje dite ky Habib Burgiba as Nafije Dybeku i leshitlikes mos e gezofshin, vilat e ndertuara me tenderin e vjedhur te rruges Elbasan Tirane nga ministrat hajdute te leshelise mos i gezofshin.u shofte kjo fare e keqe qe quhet lesheli nga populli qe organizonte mitingje pompoze tek Asllan Rusi te ngjashme me ato te Fyrherit te Rajhut te trete, vdekshin sharebajgat me virus korona te infektuara ne haremin fashist td Jales.

    Përgjigju
  • Rolandi: 29/02/2020 03:21

    THONE QE DHE IRFAN HYSEBBELLIU QE KA BIRREN KORCA-TIRANA,PUNON PER ILIR METEN,,ESHTE BEDELI METES,,IRFANI KA DHE NJE HOTEL PRESTIG NE MALI ROBIT DHE SHUME PALLATE PAS POLIKUMIT NE TIRANE,,,,KETO JANE BERE ME LEKET E VJEDHURA TE POPULLIT,,SPAKU TE HETOJE KETO PRONA,,...HAJDUTEVE TU SEKUESTROHET PRONA,,,,ME KETA TE MERRET OFL,,,PASTAJ TE KREHIN SALIUN,KRYEMINISTRA LART E DERI DREJTOR DREJTORIE POSHTE NE INSTITUCIONE,,TE GJITHE E KANE LYER DOREN....

    Përgjigju
  • bardhyli: 29/02/2020 02:34

    Burre e grua kan mbi kurrize edhe disa vrasje. Keto i di DASh dhe FBI.

    Përgjigju
  • edi: 29/02/2020 01:34

    Jam kurioz kur ky Skenderbeu i Skraparit kur i vodhi te gjitha qe mundi ne Qeverine Berisha A beri Simbolin e Shqiponjes si e nen ngahera or kur ka marre NO Vjedhur Floririn e Krrabes ,eshte i filmuar se ka bere Simbolin e Shqiponjes KESAJ I DASHUR POPULL I THONE PATRIOT I SHQIPETAREVE , Qe vjedh dhe merr me Simbole jo si Bole K??i

    Përgjigju
  • Populli: 29/02/2020 01:11

    Ah pik e zez kush do bej manifestim per kushtetuten kjo qe paska dhe tualet per macen kur nderkoh njerezit skan shpi e katandi

    Përgjigju
  • s 350: 29/02/2020 01:09

    Po ti vini re!Pallati qe eshte ndertuar te ish Dogana tek ish vila e vjeter.Eshte pallati i ndertuar nga Agi Kons...Ilir Meta po nderton Kodra Diellit 1,2,3 e me rradhe.Eshten pronar i Agi Kons 100%...plus etj etj.Po jam i sigurte qe sdo kete varr qe do i mbaje.Me kriminela jane keto (politikane)se kriminelat vrases.Se vrasesit e kane nje arsye.Kurse keto pine gjakun e popullit

    Përgjigju
  • O teh: 28/02/2020 22:55

    A ka dyshe me te inkriminuar e me te urryer se keta monstra?

    Përgjigju
  • PTU: 28/02/2020 22:19

    O rrace muti o rrace e qelbur binom Meta-Monik

    Përgjigju
  • tori: 28/02/2020 21:32

    E persesis per disaten here.Hotel Europa ne Shkoder eshte thjeshte e ILIR METES e rregjistruar ne emer te A.Celes I cila papritmas u ba biznesmen kryesor I qytetit,ne nje kohe qe nuk kishte breke ne bythe.Nuk ka asnje person ne Shkoder qe nuk e din kete.Pasurit e I.Metes TE REGJISTRUARA NE EMER TE A.Celes jane edhe rezortet ne Velipoj.SPAK TE KRYEJ HETIMIN SA ME PARE

    Përgjigju
    • EHE: 29/02/2020 09:35

      Por mos te harroje Raffaelon ne Shengjin

  • Dritan daci: 28/02/2020 21:20

    Keta majmun mendojn veq per te vjedhur e zhvatur popullin

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 28/02/2020 21:10

    Keta dy mostra kane shume me teper pasuri sesa deklarohet dhe jashte shtetit. Keta duhen hetuar qente

    Përgjigju
  • meri: 28/02/2020 20:36

    " kan 30 vjet qe mendojne vetem per popullin"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja