Repolitix/ Murrizi: Mund të ketë ndryshime në qeveri para ose pas 6 dhjetorit! 'Ironia' për Mediun dhe aleatët e PD: Po nuk qenë ata dështon protesta

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslym Murrizi tha se qytetarët nuk duhet të habiteshin nëse para ose pas datës 6 dhjetor të kishte ndryshime në qeveri.

Në studion e Repolitix, Murrizi u shpreh se viti i ri nuk do e gjente mazhorancën me të njëjtën qeveri.

“Mos t’u duket habi nëse do ketë edhe ndonjë ndërrim të qeverisë ose para ose pas 6 dhjetorit. Unë nuk besoj se viti i ri e gjen mazhorancën me këtë qeveri. Ka shumë litarë nëpër këmbë, ai inceneratori 1, 2, 3. Unë e shoh se viti i ri nuk do e gjejë mazhorancën me këtë qeveri”-tha anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Ndërsa i pyetur mbi prezencën e Metës në protestën e 6 dhjetorit, ish deputeti i PD ishte i mendimit se kreu i PL-së do të ishte i pranishëm.  

“Më shumë e shoh Metën 90% që do jetë në protestë. Deri më datë 6 të shohim, unë nuk u besoj këtyre në asnjë lloj deklarate. Unë shoh që edhe Meta do jetë atje”- u shpreh Murrizi.

Murrizi nuk la pa thumbuar edhe aleatët e PD, me në krye Fatmir Mediun i cili deklaroi se nuk do të merrte pjesë në protestën e thirrur nga Berisha në 6 dhjetor sepse ish kryeministri nuk ishte konsultuar me aleatët.

“Por aty po nuk qe Mediu, Dulja edhe Idrizi, protesta dështon sepse kanë shumicën e qytetarëve shqiptarë me vete. Tani jam i dyzuar edhe unë të shkoj apo jo. Po këta edhe një mandat ia kanë vjedhur Myslym Murrizit”-shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Gjikondi në Repolitix: Në 6 dhjetor gjykata jep vendimin për PD, Berisha e di prandaj kërkon kaos! Murrizi: Nëse do ishte protestë kundër liderve të BE nuk do shkoja


B.V/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni