‘Repolitix’ në Report Tv rekord audience në puntatën e parë
Siç duket dhe në fotot e shkëputura në kohë reale në Telemetrix, aktualisht sistemi i vetëm i matjes së audiencës që funksionon në Shqipëri, televizioni ‘Report tv’ kryeson audiencën në raport me gjithë televizionet informative
Emisioni Repolitix në televizionin Informativ Report Tv te drejtura nga Denis Minga ka shënuar rekord audience mbrëmë në puntatën e parë për këtë sezon, kur kryefjalë ishin vrasjet e fundit në Shkodër. Në studion ishte gazetari investigativ i Report Tv Artan Hoxha, i cili solli detaje dhe foto eksluzive për vrasjen e biznesmenit, Arjan Ferracaku.
Gazetari Hoxha argumentoi se autorët kishin gabuar objektiv pasi synimi i tyre ishte eleminimi i Asmer Bilalit, dhe jo i Ferracakut, por veshja si coëboy i ka ngatërruar vrasësit. Emri i Asmer Bilalit rezulton të jetë mes të arrestuarve.
Emisioni Repolitix ka nisur në orën 20:30 dhe deri në përfundim në orën 22:10 ka shënuar rekorde audience.
Siç duket dhe në fotot e shkëputura në kohë reale në Telemetrix, aktualisht sistemi i vetëm i matjes së audiencës që funksionon në Shqipëri, televizioni ‘Report tv’ kryeson audiencën në raport me gjithë televizionet informative, që dukshëm janë poshtë tij gjatë gjithë kohës.
Renditja e Report TV krahasuar me televizionet e tjera informative
Beteja për audiencë e emisionit Repolitix në Report Tv ka qenë e fortë edhe me mediat kombëtare si Klan, Top Channel dhe Vizion +
Renditja e Report Tv krahasuar me televizionet kombëtare
Nga orën 21:00 Report Tv kaloi në audiencë edhe Televizionin Kombëtar Top Channel dhe ruan vendin e dytë sa i përket audiencës në rang kombëtar deri në përfundim të emisionit Repolitix.
Veç gazetarit investigativ të Report tv Artan Hoxha, të ftuar në Repolitix ishin Asllan Dogjani, ish-deputet dhe ish-drejtues i Policisë së Shkodrës, Mit’ hat Havari ish-drejtor i policisë Shkodër dhe Ferdinand Dervishi gazetar i njohur.
Në emision veç publikimit të materialeve ekskluzive, mbizotëroi debati i bazuar në prova dhe argumente konkrete.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Mahmutaj për Report Tv: E padëgjuar më parë në gazetari! Suel Çela pagoi Artan Hoxhën për të manipuluar informacionet, i ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët! Inskenuan kërcënimin! E rëndë
27 Nëntor, 19:20
-
SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, lihen në fuqi 20 masat e sigurisë, ndryshon vetëm për avokaten e grupit! Ja emrat e 4 të kërkuarve (VENDIMI)
27 Nëntor, 13:48
-
DOSJA/ 'Këta budallej kërkonin për gëzhojë po snajperi s'lë', zbardhen përgjimet e Suel Celës me Artan Hoxhën! SPAK: Zv/shefi i policisë së Elbasanit i blen Benz, i informonte për hetimet e kontrollet
27 Nëntor, 10:07
-
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno shkojnë në SPAK! Iu vendos masa 'detyrim paraqitje', pas dyshimeve për lidhje me bandën e Suel Çelës
27 Nëntor, 09:50
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
DOSJA/ Artan Hoxha me SKYECC, chat-i i kriminelëve! Me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto! Përgatitën ‘skaletën’ e emisionit Opinion! Takimet e pagesat
26 Nëntor, 19:54
-
SPAK godet Organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan! Trafikoi kokainë nga Amerika Latine në BE! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren! ''Gazetarët morën para për keqinformim''
26 Nëntor, 12:17
-
Detyrim paraqitjeje për dy gazetarët, Sali Berisha: Artan Hoxha anëtar i bandës Bajri! T'i hiqet masa Qynos
25 Nëntor, 17:31
-
'Repolitix'/ Zaloshnja dakord me mbylljen e TikTok dhe Snapchat: U krijua nga Kina për të krijuar kaos në perëndim! Sefa: Jam për vendosjen e filtrave
20 Nëntor, 21:50
-
Sondazhi i Report Tv/ PS merr 9 mandate dhe PD me 5 deputetë në Qarkun e Elbasanit
20 Nëntor, 21:11
-
'Repolitix'/ A do lirohet Berisha? Idajet Beqiri: Nuk ka shans! Faik Basha: Gjykatat të kapura nga Sorosi! Dhuli: Do bjerë procedura dhe do ta lirojnë
19 Nëntor, 22:49