Ish-prokurori zbulon në Repolitix: Ja çfarë ndodh me Tahirin më 19 shtator, nëse shpallet fajtor

Ish-prokurori zbulon në Repolitix: Ja çfarë ndodh me Tahirin më 19 shtator, nëse shpallet fajtor

TIRANË- Ish-Prokurori Shkëlqim Hajdari zbuloi sot në studion e Repolitix me gazetarin Denis Minga se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk do të arrestohet edhe nëse do të shpallet fajtor në seancën e datës 19 shtator. Ai tha se pa u dhënë vendimi i formës së prerë Tahiri do vijojë të jetë i lirë.

Ndërsa panelistët e tjerë u shprehën se ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nuk ka prova por vetëm indicie. Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno u shpreh se ndaj Tahirit është ngritur një gjyq me përgjime të arnuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
Gazetari Qyno sqaron procesin e verifikimit ndaj Niko Peleshit dhe Etilda Gjonajt

1568143600_QYNO.jpg

Gazetari i Shqiptarja. com Elton Qyno ka sqaruar në Repolitix verifikimin që prokuroria e Përgjithshme për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ish-ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi.

"Ato janë denoncime publike dhe si çdo institucion shtetëror, prokuroria e Tiranës i jep një indicie prokurorisë së përgjithshme duke i kërkuar verifikimin. Nëse do ketë prova mbi ta mund te krijohet një dosje penale. Prokurorët sot janë të pavarur", tha Qyno.

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një proces verifikimi për ish-ministrin Peleshi lidhur me akuzat për zhbllokimin e silikonit Mix. Ndërkohë që për ministren e Drejtësisë po verifikohen shpenzimet e saj në udhëtimet jashtë vendit pas lajmeve se shpenzon 700 euro në natë për të qëndruar në hotel, në udhëtimet e punës.

Ora 21:27
Ish-prokurori Hajdari: Nëse prokurorët e çështjes 'Tahiri' nuk ankimojnë vendimin e Gjykatës, duhet të merren të pandehur

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari thë në Repolitix se çështja  e Tahirit do kalojë një kalvar të gjatë derisa të mbyllet plotësisht, kjo për shkak se për të është pranuar gjykim i shkurtuar. Ai tha se nëse prokurorët e çështjes nuk e ankimojnë vendimin e Gjykatës do duhet të merren të pandehur.

"Kjo çështje do të gjykohet edhe në nivel të dytë. Në një çështje të tillë me një grup të strukturuar kriminal, të gjithë rastet e rënda që marrin gjykim të shkurtuar ankimohen nga prokurorët. Ndryshe ata prokurorë duhet të merren të pandehur. Dënimin politik Saimir Tahiri e bëri vetë. Dha dorëheqjen. Tani jemi në proces penal. Por gjyqi do prova", tha Hajdari.

Ora 21:26
Gazetari Qyno: Nuk ka prova ndaj Saimir Tahirit! Është hapur gjyq me përgjime të arnuara

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno tha në studion e Repolitix se nuk ka prova që faktojnë akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai tha se ai është dërguar në gjyq me disa përgjime të arnuara.

"Ka dy vjet që e kam ndjekur këtë çështje. Në dosjen e tij ka shumë indicie, por jo prova direkte që e lidhin Tahirin me këtë çështje. Ndryshe nga Gjergji Kohila i cili del hapur duke folur me një trafikant droge. Janë marrë disa përgjime të arnuara. Pra të themi shkoqur. Kemi disa përgjime të arnuara dhe të çuara në gjyq", u shpreh Elton Qyno.

Ora 21:19
Ish-prokurori zbulon në Repolitix: Ja çfarë ndodh me Tahirin më 19 shtator, nëse shpallet fajtor

I ftuar në studion e Report Tv, ish-Prokurori Shkëlqim Hajdari shpjegoi se çfarë do të ndodhë me Saimir Tahirin nëse Gjykata do ta shpallë fajtor në seancën e 19 shtatorit. Ai tha se pa u marrë një vendim i formës së prerë, Tahiri do vazhdojë të jetë i lirë.

"Prokuroria derisa të çohet në gjyq. Pretenca është e bollshme. Ato fashikuj, shumica janë operativë. Prokurorët pasi i kanë përkthyer i kanë çuar të gjitha në Gjykatë. Kjo çështje nuk do të zgjidhet në shkallën e parë. Në datën 19 shator do kemi një vendim të gjykatës. Edhe nëse e dënon fajtor, dënimi ekzekutohet vetëm me një vendim të formës së prerë. Pra ai nuk arrestohet javën tjetër edhe nëse dënohet", tha Hajdari.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 11/09/2019 02:05

    Duhet ti besojme te dy faktoret si Tahirimn por ne kemi Berishen ,Meten ,Lulushin ,Moniken ,po cili eshte sekreti qe lini ato qe vollen per 8 vitet e para te asaj mortje demokraci Popullin e ndershem ,Qe u besoi ketyre rrufjaneve bastarde voten dhe besimin ,dhe keto i mashtruan deri ne palce ,JU FILLONI GJYGJIN NGA KEMBET ,FILLOJENI NGA KOKA QE ESHTE QELBUR ME SHUME SE CDO PJESE E TRUPIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë