‘Repolitix’, Statuti i PD, 3 lëvizje kryesore përpara Këshillit Kombëtar

A do ndryshojë statuti i PD? Çfarë do ndodhë me tre lëvizjet përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD? Kjo ishte tema e debatit në emisionin e “Repolitix” në Report Tv

Përpara panelit të të ftuarve, anëtari i kryesisë, njëherazi një prej nismëtarëve të ndryshimeve statutore, Gent Malko tha se ndryshimet parashikojnë moskandidimin e kryetarit nëse humbet zgjedhjet parlamentare dhe rezultati i marrë është më i ulët se ai paraardhës. 

Nuk është rrugë e mesme. Është standard korrekt që është vendosur ose kërkur. Mënyra se si e kemi formuar formatin, thelbi i të gjithë diskutimit do të mbetet dorëheqja e Bashës apo kufizimi i mandatit të Bashës. Në këndvështrimin tim dhe të atyre që kanë bërë propozimin, sepse s'kam qenë vetëm unë ai që kam bërë propozimin, ka pas më shumë se sa një konflikt me keqqeverisjen, me mënyrën e keqmenaxhimit nga zoti Basha. Problemet e PD nuk erdhën vetëm në mandatin e zotit Basha. Mos të harrojmë që e kemi filluar rënien që në vitin 2013 dhe në atë kohë nuk ka qenë kryetar Basha, por ka qenë kryetar zoti Berisha. Në qoftë se do ta lidhim gjithë problemin apo pasojat në zgjedhjet e 2017 te PD, duhet bërë një analizë më e thellë.  Sigurisht rezultati i 2017 në raport me 2013 ishte një rezultat shumë më i keq dhe për këtë zoti Basha ka gjithë përgjegjësinë, por duhet të shohim se cila është problematika kryesore e PD në raport me elektoratin...

Në vitin 2021 kemi zgjedhje dhe PD sot ka 47 deputetë dhe ju thoni se në qoftë se do të ketë 50 deputetë, mund të rikandidojë. Kjo qëndron apo jo?

Sigurisht që qendron. PD sot është në krizë, në krizën më të keqe që ka pas në 27 vjet të ekzistencës së vet. Por kjo nuk vjen vetëm për keqmenaxhim të lidershipit, që padiskutim është pjesa më e rëndë dhe nuk e ndaj dot është kjo kryesorja apo diçka tjetër. Ne me kohë kemi filluar gradualisht të humbim një pjesë të elektoratit për shkak të mungesës së përfaqësimit që iu kemi bërë atyre. Kemi pas të përndjekurit, pronarët nuk u kemi zgjidhur gjë për hir të së vërtetës.

Pika kryesore e propozimit tim ishte çështja e ideologjisë, përfaqësimi apo përcaktimi i PD si forcë politike në cilin spektër qendron dhe ku është, është parti e qendrës, është parti e djathtë , konservatore apo çfarë është? Ne kemi thënë jemi liberal deri sot, e qendrës së djathtë po themi. I kemi përfaqësuar realisht të djathtët 27 vjet? Nuk dua të ndalem sepse nuk ishte kjo ajo për të cilën më ftuat.

Në qoftë se do ti ndajmë në dy çështjë kryesore krizën e PD, krizën e lidershipit dhe krizën e përfaqësimit atëherë unë them që krza e përfaqësimit zgjidhet me përfaqësimi dhe përcaktimin qartë ideologjik që nuk është bërë kurrë në 27 vjet siç duhet. Kriza e lidershipit vendoset duke vendosur kritere standarde të qarta për mënyrën se si do të vazhdohet, ndryshe nuk ka më marrëdhënie besimi midis palëve. U nis edhe grupi i punës dhe ftesa e Bashës për këtë Kuvend i cili do të bëhet në fund të prillit sigurisht që ishte një mënyrë për të gjetur mekanizmat e duhur për të bërë të mundur bashkimin e të gjithë faktorëve ose pjesës më të madhe të atyre zërave kritik për të ardhë edhe një herë brenda PD, për të vendosur së bashku, për të rënë dakord mbi parimet. Pastaj për t'i zbërthyer ato nëpërmjet një akti ku vendoseshin në statut. Dhe pastaj zbatimin e tyre më vonë. Sepse mund të bësh dy të parat, por bën të tretin keq dhe s'ke bërë asnjë gjë, e ke çuar partinë copa-copa prapë në fund pas një viti. Kërkesa jonë ka qenë korrekte dhe ka ardhë si shkak i një pervoje të gjatë në PD.  Berisha dha dorëheqien në vitin 2013 pas humbjes, por e dha pas 23 vitesh. Ne e marrim si shembull dhe themi, Berisha dha dorëheqien dhe institucioni i dorëheqies ishte i pari që e bëri Berisha në PD. E bëri në një kohë kur cikli politik ishte në fund.

A do të vendosim një standard tjetër? Vendosja e një standardi tjetër do të thotë t'i japim shance për të drejtuar. Kjo është demokracia, ky është  modeli jonë.

Mund të rikandidojë dhe me 2/3. Pra i kemi vënë një kusht shumë të fortë. Kini parasysh që nuk bëhet fjalë për 2/3 e Këshillit Kombëtar, nuk bëhet fjalë për 2/3 e Kuvendit Kombëtar, por për 2/3 e atnëtarësisë. Dhe në qoftë se do arrish të manipulosh apo 2/3 e anëtarësisë vazhdojnë të bësojnë edhe pse ke një rritje me vetëm 1 deputet dhe të jesh kryetar atëherë zoti i faltë të gjithë, le ta mbajnë dhe s'ka asnjë problem.  

Gent Malko, anëtar i kryesisë së PD 

Dy linjat e tjera për ndryshimet statutore në PD është edhe ajo e Edvin Kullurit dhe Edit’h Harxhit. Kulluri dhe Harxhi kanë propozuar që “nëse partia humbet në zgjedhjet parlamentare më shumë se në zgjedhjet parlamentare paraardhëse, atëherë kryetari i partisë jep dorëheqje të menjëhershme ose shkarkohet menjëherë nga Këshilli Kombëtar”.

Ndërsa linja zyrtare e ndryshimeve statutore është ajo e Lulzim Bashës. Platforma “Basha”, sikurse u shpreh edhe nënkryetari i PD, Edi Paloka i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” nuk parashikon dorëheqjen e kryetarit në rast humbje të zgjedhjeve, por votëbesim në anëtarësi. Nëse parashikohet në statut shkarkimi apo dorëheqja e kryetarit, tha Paloka, kjo do e fuste PD-në në sherr. 

Ja tre linjat e statutit të PD përpara Këshillit 
Propozimi i Genti Malko
1. Kryetari i PDSH në rast të humbjes së zgjedhjeve parlamentare, por që ka rritje mund të rikandidojë me kushtin që të marrë 2/3-at e votave.

2. Në rast të humbjes së zgjedhjeve parlamentare dhe me rënie në rezultatin zgjedhor, nuk mund të rikandidojë.

Propozimi i Edit Harxhit dhe Edvin Kullurit 
1. Në rast se partia humbet në zgjedhjet parlamentare më shumë se në zgjedhjet parlamentare paraardhëse, atëherë kryetari i partisë jep dorëheqje të menjëhershme ose shkarkohet menjëherë nga Këshilli Kombëtar.

2. Dorëheqje ose shkarkim i menjëhershëm kërkohet edhe nëse kryetari humbet njëra pas tjetrës zgjedhje parlamentare dhe vendore dhe në asnjë rast i dorëhequri nuk ka të drejtë kandidimi.

Linja zyrtare e PD

1. Në rast të humbjes së zgjedhjeve, kryetari shpall zgjedhjet e reja në parti ku ka të drejtë të kandidojë sërish. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion