Dekretimi i Sandër Lleshit në ‘Repolitix’, çfarë do të bëjë Meta me ministrin e ri të Brendshëm

TIRANË- Edhe pak orë kanë mbetur deri në vendimin për dekretimin apo jo të ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshit nga presidenti Ilir Meta.

Të ftuarit në emisionin ‘Repolitix’ janë gazetarët Poli Hoxha dhe Erjon Tase, ish-drejtori i policisë Mit’hat Havari dhe ish-kreu i SHIU-t Ylli Zyla. Në fjalën e tyre, thuajse njëzëri ata kanë shprehur mendimin se presidenti Meta nuk do ta dekretojë gjeneralin Sandër Lleshi.  

Tase: Është e drejta e presidentit që ta shohë me një filtër kandidaturën që ai ka brenda opozitës. Ai thotë një fjali që mua më bind që nuk do ta dekretojë. Pak a shumë unë kuptoj që ai nuk do ta dekretojë.

Havari: Mendoj që Meta këtë gjë e sheh me shumë seriozitet. Ai kërkon njerëz me shumë eksperiencë.  

Zyla: Po shoh që maxhoranca po tregohet arrogante. Duke parë shumë dekrete që ia çon Metës shumë formalisht dhe pastaj i miraton me kartona. Unë shoh që Meta nuk ka ndërmend ta dekretojë Lleshin. E lë të kuptohet mes rreshtash. 

Hoxha: Presidenti mbron frymën kushtetuese. Ai thotë se nuk jam noter. Po të kishim një parlament normal do t’i bënim një skaner as në parlament. 

Më tej në fjalën e tij, ish-drejtuesi i policisë Havari u shpreh se Lleshi nuk është figura e duhur për postin pasi edhe detyrën si këshilltari i Ramës për sigurinë kombëtare nuk e ka kryer siç duhet. 

I të njëjtit mendim me të ishte edhe Zyla, i cili u shpreh se gjenerali Sandër Lleshi është përgjegjës mbi gjendjen që është përfshirë vendi nga krimi.

Mos prisni nga Meta që të bëhet noter. Ministria e Brendshme mund të drejtohet edhe nga një zv.ministër. Është e zgjidhur. Jemi në një situatë emergjente ku Ministria e Brendshme është e përfshirë nga krimi. Lleshi është një gjeneral që ka qënë këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe nuk e përjashtoj nga përgjegjësia për situatën në të cilën ndodhet vendi.

Ylli Zyla, ish-kreu i SHIU-t

Temë e bisedës në studio u bë edhe paraardhësi i Sandër Lleshit, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Sipas gazetarit Tase, Xhafaj  u detyrua që të jepte dorëheqjen për shkak të videos që iu publikua por sipas tij ai nuk e donte detyrën që iu dha.

Zyla tha se Xhafaj nuk duhet ta kishte marrë detyrën që në fillim në momentin, kur e dinte që i vëllai kishte probleme.

Kjo e bëri atë shumë objekt sulmi nga opozita dhe faktorë të tjerë dhe e vuri atë në një pozitë që e detyroi që të japë dorëheqjen.

Ylli Zyla, ish-kreu i SHIU

Ndërsa Havari solli rastin e ministres franceze të Drejtësisë, djali i së cilës ndodhej në burg ndërkohë që ajo ishte ministre.

Ministrja franceze e Drejtësisë, djali ishte në burg dhe ajo ishte ministre atje ne Francë. Duhet të kesh prova të forta që të bësh akuza të tilla. 

Mit’hat Havari, ish-drejtori i policisë

Ditën e sotme, në një intervistë presidenti Ilir Meta ka lënë ende të papërcaktuar kohën nëse do ta dekretojë ose jo ministrin e ri të Brendshëm, gjeneralin Sandër Lleshi. Meta u shpreh se vendimin për dekretimin e tij do ta marrë do të marrë kohën e duhur për të marrë vendimin e duhur pa u ndikuar nga askush.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:30
Ish-kreu i SHIU-t, Ylli Zyla: Sandër Lleshi ka probleme me papërshtatshmërinë

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla ka bërë një deklaratë të fortë në studion e 'Repolitix', duke u shprehur se ministri i Brendshëm që pritet të dekretohet nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, mund të ketë probleme me përshtatshmërinë.

I pyetur se a mundet që një personalitet i forcave të armatosuara të bëjë rolin e ministrit të Brendshëm, Zyla u shpreh se një rast i tillë mund t'ja dali por gjeneral Lleshi mund të ketë probleme të tjera.

Po, mund ta bëjë. Nëse personi e bën punën, ia del. Marrim rastin e Dritan Demirajt. Ka pasur edhe raste të tjera. Unë them që Lleshi mund të ketë probleme me papërshtatshmërinë. Por unë them aludoj gjithmonë.

Ylli Zyla, ish-kreu i SHISH 

Në këtë moment ka ndërhyrë edhe gazetari Poli Hoxha, i cili risolli deklaratën e kryetarit të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka që tha të njëjtën gjë pak ditë më parë në të njëjtën studio.

"Unë di që stafi juridik i Presidentit ka gjet probleme kushtetuese që e pengojnë dekretimin e tij. Ka një problem që shpresojmë mos të jetë serioz,"- u shpreh Ndoka pak ditë më parë në 'Repolitix'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latif: 03/11/2018 08:09

    Po ti kishit gjet "papershtashmeri" do e kishit delelenis neper gazeta si spiun apo kush e di se cfare, por sndodhi keshtu, tani pritet ushtari, kapterri apo rreshteri dixhital. Si keshilltar varet sesa i jane "degjuar" keshillat.

    Përgjigju
  • redi: 02/11/2018 22:39

    Cfar justifikimesh nxjerrin keto njerez per mos dekretimin e Sander Lleshit nga Meta . Meta eshte vazhdim i presudences se Nishanit dhe do te bej cmis te shkoje sipas vihes se opozites . Perderusa Lleshi eshte keshilltar i kryeministrit hedh poshte aludimet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës