TIRANË- 25 shtator 2022, kjo datë është një moment shënjues për historinë e Report Tv, ku pas 10 vitesh sot ka hyrë në një “shtëpi të re”, një investim i jashtëzakonshëm në infrastrukturë, por me mision të njëjtë, “për të thënë të vërtetën me çdo kusht”. Sot në orën 10:00, gazetari Andi Kapxhiu iu drejtua shikuesve besnikë të televizionit tonë nga një studio e re, që reflektonte punën e palodhur në prapaskenë të të gjithë punonjësve për më shumë se gati 2 vitesh.
Godina e re, tashmë është përfunduar dhe çdo emision do të vijë me ambiente të reja që janë konceptuar dhe janë vënë në zbatim vizualisht me fjalën e fundit të teknologjisë.
“Në emër të stafit drejtues dhe të gjithë kolegë kam nderin dhe privilegjin t’ju komunikojë se sot ju flas nga studiot e reja të Report Tv. Nga shtëpia jonë e re që do të jetë edhe shtëpia juaj. Një investim i jashtëzakonshëm me qëllimin kryesor për të realizuar mision tonë për të vërtetën me çdo kusht për të qenë të paanshëm dhe gjithmonë në shërbim të qytetarit”, ishte ky mesazhi i Andi Kapxhiut në nisje të transmetimit live.
Kjo e diel vijon me edicionet informative për të sjellë në kohë reale çdo zhvillim të aktualitetit, teksa të hënën do të startojë edhe sezoni i ri televiziv, me shumë risi, jo vetëm në formë, por edhe në përmbajtje, ku shtylla kryesore të do jetë pikërisht cilësia.
Ëndrra e cila nisi me sakrificë dhe punë 10 vite më parë nga botuesi Carlo Bollino me krijimin e Report Tv, sot sheh realizimin e një hapi gjigand, drejt përmbushjes së qëllimit për t’i dhënë shqiptarëve një dritare të së vërtetës, ku interesi publik është misioni i vetëm.
Komente


Urime te sinqerta. Mision i veshtire ,Meritoni respekt per korrektesine e percjelljes se lamit
PërgjigjuUrime!
PërgjigjuUrime më të përzëmta për REPORT Tv një televizjon tepër korekt. Zoti Karlo Bollino një zotni i vërtet. Respekt.
PërgjigjuUrime Report tv per shtepine e re . E meritoni se ju perconi lajmin e sse vertetes dhe keni respektin e shumices . Kho duhet te jete media e sotme
PërgjigjuUrimet me te mira per ju! Gezuar Report Tv! Bravo e faleminderit Carlo!
PërgjigjuGazete tejet e shkelqyer cila nuk zhgenjehu keto 8 vitet e fundit.
PërgjigjuJu ne fakt shquheni qe thoni gjithmon te verteten dhe vetem te verteten
PërgjigjuBravo Carlo.
PërgjigjuGEZUAR shtepine e re Repor Tv. Jeni ne balle te informimit mediatik te besushem ne Shqiperine tone.
Përgjigju