Report Tv live nga ish-Sheshi 'Shqiponja', Elezi: Në fund të shkurtit hapet tuneli i parë, punimet përfundojnë brenda vjeshtës 2021

Nga  kantieri i ish-Sheshit "Shqiponja", Report Tv sjell ekskluzivisht detajet e fundit në lidhje me ecurinë e punimeve për rimodelimin e hyrjes së Tiranës në këtë zonë.

Drejtori i Projekteve Strategjike në ARRSH, Erald Elezi, i tha gazetarit Sokol Dema se tashmë janë realizuar rreth 42% e kontratës dhe puna vijon intensivisht.

"Punimet nëntokësore janë sfidat e kësaj vepre pasi përbëjnë shumicën e punimeve. Pjesa që në projekt quhet tubi nr. 4 tashmë ka përfunduar. Po vazhdon puna paralelisht për dy tubat e tjerë", tha Elezi.

"Punimet nëntokësore kanë qenë sfida e kësaj vepre. Më parë në ndërtimet tona ne kemi përdorur punime nëntokësore vetëm në një nivel. Kemi ndërtuar nënkalime. Këtu vështirësia është akoma dhe më e lartë sepse kemi një kombinim të punimeve nëntokësore", vijoi ai.

Sa i përket çështjes së trafikut Drejtori i Projekteve Strategjike në ARRSH, Erald Elezi, u shpreh se plani i ri menaxhues ka funksionuar dhe drejtuesit e mjeteve janë përshtatur.

"Dua të gjej rastin të falënderoj drejtuesit e mjeteve që e kanë respektuar me rigorozitet planin e ri të menaxhimit të trafikut që ne e kemi implementuar prej disa javësh. Përveç sfidave inxhinierike, ndër sfidat më të mëdha ishte të punojë ne nyjën më të ngarkuar të trafikut dhe nëse do të punonim duke e pezulluar komplet trafikun i gjithë qyteti do ishte në kolaps. Ne punuam me faza. Drejtuesit e mjeteve janë përshtatur shumë shpejt dhe deri tani mund ta themi me bindje që kjo skemë po funksionon", u deklaroi Elezi.

Përfundimi  i plotë i veprës pritet brenda vjeshtës së ardhshme por edhe më shpejt pasi deri tani punimet janë përpara me afatet.

"Lehtësimi i radhës për automjetet do të jetë në fund të muajit shkurt dhe në fillim të marsit të vitit të ardhshëm. Kjo na jep ne mundësinë që të mund të prishim rrugët provizore që janë bërë për trafikun dhe të vijmë me punën

Deri tani kemi qenë të favorizuar nga kushtet atmosferike. Nëse dimri vazhdon kështu ne presim që brenda vjeshtës së ardhshme veprën ta kemi përfunduar. Ne jemi të mobilizuar në mënyrë të plot, jemi përpara me afatet dhe çdo datë tjetër para vjeshtës do të ishte e mirëseardhur", tha ndër të tjera në lidhjen live për Report Tv nga ish-Sheshi "Shqiponja", Drejtori i Projekteve Strategjike në ARRSH, Erald Elezi.

Pak ditë më parë ka qenë Kryeministri Edi Rama që ka publikuar pamje nga kantieri i Sheshit Shqiponja ku po zhvillohen punimet për rimodelimin e hyrjes së Tiranës. Ai shkroi se në këtë kantier po punohet 24 orë për të ndërtuar rrugën që do të lehtësojë qarkullimin e makinave në kryeqytet.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 19/11/2020 17:50

    Po nuk eshte dakort Tabakhonja e pd leshelis ne kete kryeveper te infrastrukures se Tiranes se Luli beri vetem xhiromakinen rreth kalit te Skenderbeut kur ishte kryetar. Ec perpara o gjigand i sigurte drejt mandatit te trete Edi Rama.

    Përgjigju
  • Qytetari: 19/11/2020 17:27

    Ti jepet perparesi menjehere hyrjes ne Tirane, te hapet sa me shpejt nje tunel n q se ka, pasi aty nuk pasqyrohet asnje projekt. Te shtohen kompanite qe punojne .Te merren eksperte per projektin , ne menyre qe mos behen gabime si te mbikalimi te pallati me shigjeta ku standartet jane minimale

    Përgjigju
  • Eri: 19/11/2020 13:43

    Me mire 2-3 muaja me vone se para afatit e pa cilesi...deri tani super pune duket

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion