Report Tv në vendin e atentatit në
Shkodër,ende panik,ja pasojat/VD 

Report Tv në vendin e atentatit në<br />Shkodër,ende panik,ja pasojat/VD <br>
Report Tv ka shkuar një ditë pas ngjarjes, që tronditi Shkodrën, në vendin ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm me rreth 400 gr tritol. Siç mund ta shihni në video, në zonë ka ende pasoja të shpërthimit me tritol, ndërkohë që dallohen disa kamera sigurie të dëmtuara nga shpërthimi.

Ndërkohë, paniku mes qytetarëve duket se nuk është larguar ende, pasi banorët dhe tregtarët refuzojnë të flasin mbi ngjarjen e rëndë.

Ata i tremben atij që njihet si i “Forti” i Shkodrës, Lul Kullës, i cili ishte shënjestra e atentatit. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua menjëherë në Tiranë për mjekim më të specializuar, ndërsa Report Tv mësoi se ditën e sotme ai ka dalë nga reanimacioni.  

Ekspertë nga Tirana janë vendosur në qytetin verior për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen, ndërkohë policia po heton në disa pista, ku burim i thanë Report Tv se dy pistat më të forta janë ajo e hakmarrjes dhe e pazareve të drogës.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Debati në PD, a duhet të kenë kandidatë në 61 bashki më 14 maj?



×

Lajmi i fundit

Kokalari: Anëtarët e Rithemelimit preferojnë Metën para demokratëve të thjeshtë! Berisha thelloi copëtimin e PD, bëri pakt me djallin

Kokalari: Anëtarët e Rithemelimit preferojnë Metën para demokratëve të thjeshtë! Berisha thelloi copëtimin e PD, bëri pakt me djallin