Qindra qytetarë në Durrës i dhanë lamtumirën 2 të miturve që u përplasën për vdekje një ditë më parë në zonën e ish-kënetës. Në këtë ditë të dhimbshme për familjet e dy të miturve, familja e autorit ka zgjedhur të qëndrojë larg. Report Tv ishte edhe në banesën e autorit, së cilët i është vënë kyçi dhe bashkëshortja dhe djali i tij janë larguar nga banesa.
Në një letër publike ata i kërkojnë ndjesë familjeve të viktimave për tragjedinë e rëndë që ndodhi.
“Sot dalim përpara familjeve të viktimave me një dhimbje shumë të madhe dhe me një barrë të rëndë në zemër. Në emrin tonë dhe të familjes sonë, kërkojmë falje publike për tragjedinë që ka ndodhur.
E dimë që asnjë kërkim faljeje nuk mund të kthejë jetët e humbura. Megjithatë, ndjejmë detyrimin moral dhe njerëzor të përulemi me respekt të thellë dhe të shprehim keqardhjen tonë më të sinqertë” – shprehen ata.
Lajmi kryesor:
Aksidenti tragjik në Durrës, qindra qytetarë i japin lamtumirën 2 të miturve: Autori problematik! Familja e tij largohet nga banesa, kërkojnë ndjesë publike









