Report Tv në Bubq/ Banorët i kalojnë festat në çadër: Natën rrimë në këmbë nga ftohti! Shteti 200 m larg, por nuk pyet

Report TV udhëtoi në fshatin Bubq të Fushë Krujës në këtë ditë feste, të Krishtlindjes ku disa prej banorëve tregojnë sesi i kalojnë këto net të ftohta dimri ku u mungon ngrohja në çadrat e dhuruara për t'u strehuar pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Duket se këto çadra pritet të jenë shtëpia e tyre ku do të kalojnë dhe ndërrimin e viteve.

"Po e festojmë në çadër, se shtëpia është dëmtuar. Njësia administrative nga këtu është 200 metra larg, por askush nuk ka ardhur me pyetur a keni batanije, krevat, me ngrënë apo me pirë. Në darkë kam një ngrohëse dhe e fus brenda në çadër" tha njëri nga banorët.

"Këtu jetojmë në kushte të vështira, gjendja është shumë e keqe, burrin e kam sëmurë. Dimër është, kur bie shi nuk flemë gjumë, kur frynë ere nuk flemë se na bie çadra në tokë. Të vendosë dorën shteti, ku të ankohemi. Asnjë fjalë komuna. Burri do 200 mijë lekë në muaj ilaçe, është shumë ftohtë, gjithë natën këmbë rri në të ftohtë. Ngrohjen nuk kam ku ta vendos, ta vendos te vëllai? Ecën korrenti,  paguajmë lekët muaj për muaj" tha një tjetër.  Ndërsa një e moshuar u shpreh se "Kalamajtë janë jashtë".

Aktualisht në këtë fshat janë rreth 235 shtëpi të pabanueshme si pasojë e tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit, ku si pasojë e tërmetit dhe shkolla e mesme u shkatërruar si shkak i dëmeve të pësuara nga tërmeti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën