Report TV ka shkuar në Ksamil, në vendin ku një ditë më parë humbi jetën 15- vjeçarja ruse, Ksenia Roik.
Në një lidhje me gazetarin Piro Nase, është bërë e ditur se edhe mëngjesin e sotëm në brigjet e Ksamilit, ende nuk ka një patrullë të rojeve bregdetare, një detyrim për të cilin në autoritet lokale kanë pasur edhe kërkesa nga pushuesit, por që ende nuk është zbatuar.
Në zonën e “Tre Ishujve”, gjatë ditës së sotme është ndalur qarkullimi i mjeteve lundruese me motor, pasi kjo zonë konsiderohet ende si vendi i krimit, pasi shkak për vdekjen e 15- vjeçares, dyshohet të ketë qenë një goditje nga një motor uji.
Trupi i Ksenia Roik, ndodhet në morgun e qytetit të Sarandës, ku pritet të kryhet autopsia nga ekspertë të cilët janë duke shkuar nga kryeqytetit, me kërkesë edhe të autoriteteve ruse.
Për vdekjen e turistes përveç prindërve të saj, kanë dëshmuar në polici edhe tre persona të tjerë të cilët ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.
Gjithashtu pritet që tu ekspertizës t’u nënshtrohen edhe mjetet lundruese me motor, të cilat kanë qarkulluar gjatë ditës së djeshme në zonën ku humbi jetën 15- vjeçarja.
Familjarët e saj kanë deklaruar në polici se shkak për vdekjen e vajzës tyre ishte goditja nga një motor uji, ndërkohë në trupin e saj janë konstatuar plagë në trup dhe në kokë.
Detaje të reja/ Zbulohen flokë në një mjet lundrues
Report TV mëson se hetimet e Prokurorisë së Sarandës janë përqendrua në dy pista kryesore, në atë të goditjes së 15- vjeçares nga një mjet lundrues ose vdekje aksidentale.
Bruime në grupi hetimor bëjnë me dije se janë kontrolluar disa mjete lundruese, ku janë gjetur edhe flokë, të cilat pritet të analizohen.
Në ambientet e komisariatit të policisë në qytetin bregdetar janë shoqëruar disa pronarë të mjeteve lundruese.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Plazhet pa roje, mbyten 2 turistë të huaj në Ksamil e në Golem