Teksa në Luksemburg po mbahet takimi në Qendrën Europiane të Konventave për konferencën Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së për hapjen e negociatave për integrim në grup-kapitullin e parë, Report TV ka qenë i pranishëm me gazetaren e dërguar atje, duke e ndjekur hap pas hapi.
Gazetarja Monada Mehmetaj shpjegoi edhe se çfarë po ndodh që prej orëve të para të mëngjesit dhe agjendën e mëtejshme, çfarë pritet dhe deri te konferenca e përbashkët.
“Bëhet fjalë për grup-kapitujt e parë, për deri në vitin 2030. Kjo përgjigje është gjëja kryesore. Të gjithë shqiptarëve u intereson. Procedurat zgjasin, janë me afate 5 ose 10 vjeçare, varet sa shkon një kapitull. Çështja e afatit është e rëndësishme”, u shpreh ajo.
Më tej shpjegoi edhe tematikën e mbledhjes ndërqeveritare të integrimit Shqipëri-BE, ku i pranishëm është kryeministri Edi Rama me përfaqësuesit e tjerë të delegacionit shqiptar.
“Do fillohet me kapitujt që i përkasin drejtësisë, procedurë që e ndjekin të gjitha shtetet. Do vlerësohet se si është mbarëvajtja e ligjit dhe drejtësisë. Administrata dhe Ekonomia. Janë 5 kapitujt që hidhen në tavolinë dhe hapin rrugën për Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Kjo është ditë e madhe historike për Shqipërinë. Konferenca e përbashkët e kryeministrit Rama me kryeministrin e Hungarinë, që ka presidencën e BE, pritet të mbahet në 09:25. Tani zhvillohet me dyer të mbyllura. Në 14:25 është parashikuar një tjetër konference për shtyp. S’e di nëse do përfshihet tema për aderimin e Shqipërisë në BE”, shpjegoi Mehmetaj.
Lajmi kryesor:
Moment historik/ Shqipëria çel grup-kapitullin e parë me BE-në! Konferenca ndërqeveritare në Luksemburg! Rama ekskluzivisht për Report Tv: Shqipërinë do ta bëjmë gati brenda 2030
A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
20.6%
-
Opozitës
75.6%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 2437
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kurti në Paris: Kosova në mesin e ekonomive me rritjen më të shpejtë në Ballkan
18 Tetor, 21:00
-
Von der Leyen vizitë në Ballkanin Perëndimor! Më 23 tetor në Tiranë, takim me Ramën e Begajn
18 Tetor, 14:36
-
Eurodeputetët e Parlamentit Europian vizitë në Tiranë, takim me Ramën! Fredi Beleri ekskluzivisht për Report TV: Nëse Rama më jep dorën, do ia shtrëngoj
18 Tetor, 13:35
-
Giro d'Italia nis nga vendi ynë, drejtori i garës: Fillojmë nga Shqipëria me tre etapa
18 Tetor, 09:53
-
Krijohet biblioteka e parë audiodigjitale për nxënësit me vështirësi të shikimit! Rama: Përmbush nevojat për më shumë dije (VIDEO)
18 Tetor, 08:34
-
Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, javën e ardhshme
17 Tetor, 17:56
-
Macron kundër Melonit: Nuk ekziston një model italo-shqiptar! Presidenti francez deklaratë për marrëveshjen e emigrantëve
17 Tetor, 17:15
-
Krijimi i shtetit Bektashi, ‘The Economist’: Shpresat për harmoninë fetare vijnë në jetë në Vatikanin mysliman
17 Tetor, 16:40
-
Drejt përfundimit ‘Ura e Bilçës’, lidh disa fshatra dhe aksin e vjetër kombëtar! Rama: Portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit mijëravjeçar!
17 Tetor, 14:59
-
Edison Ypi: Kocka dhe Legena
17 Tetor, 13:24
-
Lufta/ Izraeli bombardon edhe në Siri, tanku i IFD godet kullën e rojës së UNIFIL në Liban! SHBA bombardon depot e rebelëve Houthi
17 Tetor, 09:45
-
Dialogu Kosovë-Serbi, zëdhënësi i Bashkimit Evropian: Asgjë konkrete për takime të nivelit të lartë
16 Tetor, 22:45