Report TV në lumin Tërkuzë/ Mbetje të hedhura vend e pa vend, nuk ka asnjë kosh! (VIDEO)

Report TV i është rikthyer sërish shqetësimit për ndotjen e lumenjve. Gazetari Arsen Rusta ishte sot në lumin Tërkuzë që kalon nga Dajti në Kamës, Rinas, Fushë- Krujë e Ishëm, aty ky situata është shumë alarmanete.

Edhe pse aty ka një tabelë që mbeturinat të mos hidhen aty, për ironi nuk ka një kosh se ku duhet të depozitohen këto mbeturina.

Kjo zonë është një landfill i hapur edhe pse është një ambient publik. Mbetjet janë nga më të ndryshmet, por mbizotërojnë inerte ndërtimi.

Banesat në këtë zonë janë shumë afër lumit dhe duke qenë se nuk ka asnjë kosh, ata janë të detyruar që mbeturinat ti hedhin në lumë.

Ky është realiteti, ndërkohë deri në një përgjigje nga ana e institucioneve, kjo situatë do të vazhdojë të jetë në këtë gjendje.

Report Tv edhe më herët ka trajtuar çështjen e mbetjeve dhe ndotjes së zonave përgjatë lumit të Tiranës. 

/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e mbeshtesni nismen Ballkani i Hapur krijuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut?

Komento

Komente

  • vera: 09/07/2020 23:39

    NUK ka vend per debat,,, duhet te hapen sa me shpejt inceneratore,,fabrika riciklimi,,landfille,,dhe pika perpunimi inertesh,,,koha nuk pret,,cdo minute vonese ka deme te pallogaritshme ne natyren tone....

    Përgjigju
  • Bobi: 09/07/2020 13:59

    po ca do presesh nga shtazaraket e maleve.

    Përgjigju
  • True Lies: 09/07/2020 13:52

    Fatkeqsisht Kamza ësht kthyer pron e Lush Osmanit dhe Xhelal Dereziut. I hedhin mbeturinat ku te duan dhe ndertojn ku te duan. Ndersa ne Çerkez- Morin lali Eri i takson per Ndrçim dhe Gjelbërim kur atje nuk ka rruga Ndrçim dhe nuk ka Kazan plehrash dhe as Gjelbërim peveç Ferrave qe jan ne dy anet e rruges. Lali Eri del bën Show me dy qese ushqime. Ndihma per te demtuarit nga tërmeti.

    Përgjigju
  • meri: 09/07/2020 13:47

    Paskan gjetur rrugen me te shkuter banoret,por thon qe,rruga me e shkurter del me e gjate.Nuk eshte kjo rruga,Z Gazetar...ju se bashku me banoret ,duhet te trokisni ne te gjitha dyerte e institucioneve derisa ky problem te zgjidhet...,po vrisni veten me duarte tuaja...ZGJOHUNI....

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Bllokuar prej disa orësh, normalizohet situata në Kapshticë, pala greke i përshtatet ritmit shqiptar dhe punon me disa sportele