Report Tv në rrugën e re që të çon drejt aeroportit, ‘çliron’ Rinasin nga trafiku

Ndryshe nga se jemi mësuar rruga e Rinasit nuk ka më trafik. Me hapjen e rrugës së re të aeroportit të Tiranës mjetet qarkulluan më lehtë dhe pa stresin e mbingarkesës së automjeteve në ketë aks .

Kjo është rrugë e re alternative që i përgjigjet fluksit të sidomos në prag të festave të fundvitit, por dhe në sezon vere.

Kushdo që do të vijë për aeroport nuk ka pse të bëjë rreth rrotullimin që bënte tek busti i “Nënë Terezës” dhe të përplasej dhe me fluksin që vinte nga veriu ose trafikun që drejtohej për atje, por tani është kjo korsi e dedikuar vetëm për aeroportin.

Aksi i ri i nis nga kthesa e Kasharit dhe përfundon në hyrje të aeroportit. Ndërsa ata që do të shkojnë drejt veriut do të marrin rrugën ekzistuese.

I gjithë aksi i ri rrugor i hapur është një gjurmë e re dhe lidhet edhe me një segment tjetër prej 400 metrash, një rrugë ekzistuese mbi të cilën ARRSH ka ndërhyrë për rikonstruksionin e saj. Ndërkaq në të dyja anët e rrugës kanë filluar të krijohen biznese edhe parkinge të tjera për t’i ardhur në ndihmë fluksit të lartë të trafikut.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku: 04/12/2022 21:48

    Ta gezojme edhe kete veper!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë