Ekskluzive-Report Tv në shpellën ku iu fsheh regjimit komunist Dom Nikollë Gazulli...aty ku shihej vetëm pakëz dritë
Shpella ku u fsheh Dom Nikollë Gazulli
MALËSI E MADHE- Report Tv sjell pamje ekskluzive të gjetjeve në shpellën në afërsi të fshatit Vrith në Malësinë e Madhe, të cilat i përkasin një emri me peshë të albanologjisë dhe klerit katolik, Dom Nikollë Gazulli.
E gjendur rreth 50 km larg Shkodrës, në drejtim të Shkrelit në famullinë me emrin e Shën Nikollës, ende, edhe pse kanë kaluar shumë vite, në atë shpellë kanë mbetur gjurmë të Dom Nikollë Gazullit, një prej meshtarëve më të ditur të kohë. Tepricat e një shtrati të impovizuar, një kovë uji dhe mjetet të tjera elementare për mbijetëse, janë tregues se sa i ashpër ka qenë regjimi komunist në atë kohë, por edhe shembull se dashuria pa kushte ndaj Zotit, të jep forcë për të jetuar edhe në kushte të paimagjinueshme.
Në një bisedë për gazetarin e Report Tv, Ergys Kavaja, famullitari Dom Nikolin Sheldija dhe ish Famullitari i Shkodrës Dom Artur Jaku kanë rrëfyer emocionet dhe përjetimet e tyre kur gjetën gjurmë të Dom Gazullit, i cili jetoi aty përgjatë një viti duke iu shmangur regjimit komunist, brigadës së dytë partizane e cila kishte zbarkuar në zonë dhe kishte urdhër të prerë të qëllonte mbi të.
Gjithashtu, në këtë udhëtim zbuluam edhe enë të cilat Dom Gazulli i ka përdorur për mbajtjen e riteve fetare në vitin 1945, të cilat ruhen si relike në famullinë e Shkrelit.
Report Tv do të transmetojë nesër një material të zgjeruar duke sjellë për teleshikuesit pamje ekskluzive të shpellës dhe materialeve mbi 73 vjeçare që i shërbyen Dom Nikollë Gazullit për të mbijetuar në shpellën e errët përballë malit të Velecikut ku shihej vetëm pakëz dritë. (Lexo këtu- Kush është Dom Nikollë Gazulli)
Në famullinë e Shkrelit, Dom Ndre Zadeja dhe Dom Nikollë Gazulli
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3812
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Malësi e Madhe/ Makina del nga rruga në Koplik-Dedaj, vdes rrugës për në spital 21-vjeçari (EMRI)
12 Dhjetor, 21:30
-
Kufizimi i përdorimit të TikTok, kryeministri Rama: 394 takime, mbi 14 mijë prindër pjesëmarrës! Po kontribuojnë me ide dhe sugjerime (FOTO)
6 Dhjetor, 17:14
-
Aksident në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Zbardhet plagosja në Koplik! Arrestohet autori që qëlloi në këmbë 32 vjeçarin (EMRI)
27 Tetor, 11:43
-
Malësi e Madhe/ U godit nga gurët e rënë teksa priste dru në mal, humb jetën 36-vjeçari
24 Tetor, 20:36
-
FOTOT/ ‘Kartolinë’ nga Lëpusha, pamjet mbresëlënëse që dhuron vjeshta
23 Tetor, 08:37
-
FOTOT/ Ja si duket pas rikonstruktimit shkolla ‘Muhamet Hasmuja’ në Malësi të Madhe
19 Shtator, 08:53
-
Plagosja e dyfishtë në Malësinë e Madhe, Gjykata lë në burg autorin: Qëllova për vetëmbrojtje, më ka ruajtur Zoti
18 Shtator, 11:36
-
Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe, dëshmia e autorit: Më rrahën nipin, mendova se kishin armë me vete dhe do më vrisnin
16 Shtator, 11:02
-
Malësi e Madhe/ Tentoi t’i vidhte bagëti nën kërcënimin e armës, arrestohet 27-vjeçari
14 Shtator, 09:10
-
VIDEO/ Droni kap ‘mat’ kultivuesin e kanabisit në Malësi të Madhe, vihet në pranga
8 Shtator, 10:22
-
Malësi e Madhe/ Kultivuan 561 rrënjë kanabis në një tokë publike, në pranga 3 të rinj! Ja pamjet kur mbjellin plantacionin me drogë (EMRAT+VIDEO)
30 Gusht, 10:01
Po mir, ti e gjete nje vend e u fshehe, po ne te shkretet ku te fshihemi nga ky sistem i urryer kapitalist qe po shkaterron e vret per dite Boten e shtepine tone e njerezit...
PërgjigjuIk o flori ne kube, ne kore te veriut , ku te duash, boll llape, parazit
te drjete paska pasur parti e punes ja shikoji sot te gjithe keta tomat prengat vladat leshat trafikante po dalin
Përgjigju