Report TV siguron dosjen 'Flakë në det": Policia e dinte për shkëmbimin e kanabisit me kokainë! Droga nga Turqia në Shqipëri më pas në BE! Paratë e krimit investoheshin këtu!

Report TV siguron dosjen 'Flakë në det

1692291448_1692274238169218168989898.jpg

Report TV siguroi dosjen e operacionit “Flakë në det” ku u arrestuan 6 mes tyre dy ukrainas pjesë e një grupi kriminal që merren me trafikun e drogës në rrugë detare dhe tokësore nga Turqia në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve te BE-së. Ndërkohë të ardhurat nga aktiviteti kriminal i investojnë në Shqipëri.

Policia kishte siguruar informacion se më 14 gusht do të bëhej shkëmbimi i drogës. Mjeti lundrues që do të nisej nga Patok Kurbin do të dërgonte kanabis në këmbim të kokainës që do të sillej me një tjetër mjet lundrues nga shtetasit ukrainas.

“Nga nga policia gjyqësore janë siguruar informacione dhe të dhëna për faktin se me datë 14.08.2023, do trafikohej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e lloit cannabis sativa" nga vendi i quajtu Patok-Kurbin me mjete lundruese, nëpërmjet detit dhe kjo lëndë narkotike do të shkëmbehej në det me lëndë narkotike të lloit kokainë e cila do të transportohej me një mjet tjetër lundrues me ekuipazh shtetas ukrahinas. Lënda narkotike më pas do të trafikohej nga pjestarët e këtij grupi kriminal"

Mes të arrestuarve është edhe një polic. 


Lajmi kryesor:

DOSJA/ Arrestimi i 6 trafikantëve, policisë i shpëtoi skafisti ‘kapelja’ me kokainën! Droga do fshihej në restorantin e Çelës në Fushë-Kuqe! Ish efektivit iu gjetën 10 mijë euro


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Rama: Parku i liqenit të Paskuqanit, po frekuentohet gjithnjë e më shumë

Rama: Parku i liqenit të Paskuqanit, po frekuentohet gjithnjë e më shumë